Ish-ministri demokrat Genc Ruli, ndërkohë që në selinë e Partisë Demokratike ka filluar mbledhja e kryesisë për miratimin e kandidaturave për liderin e partisë, është shprehur se zgjedhja e Bashës, i shkon për shtat edhe Edi Ramës, pavarësisht se janë kundërshtarë politikë.
I ftuar në studion e ABC News, Ruli u shpreh se sot kryeministrin e preukopon më shumë ajo çfarë po ndodh brenda Partisë Demokratike.
Madje sipas tij, kryetari që do t’i shkonte më për shtat Ramës është pikërisht kreu aktual Lulzim Basha.
“Sot më shumë po e preuikopon se çfarë po ndodh në PD. Po të vëmë re mjaft nga mediat, çuditërisht kanë filluar të kenë ato sulmin, që cënon lidershipin e Bashës, që kritikojnë Bashën, që mbështesin Selamin. Ka ca gjëra që megjithëse temperature ka vajt 36 gradë. këto çudira nuk i kuptoj pse ndodhin.
Sigurisht Rama uron të fitojë Basha. Është më komod për të, në radhë të parë është një lider kundërshtar të cilin e ka mundur në mënyrë sistematike dhe të cilit i ka marrë magjinë për të kundërshtuar. Basha zor se e kundërshton Ramën dhe i bën një opozitë Ramës”, tha Ruli. (D.D/Shuplaka)