Dy adoleshente janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës pasi rezultojnë të humbur për familjarët. Sipas policisë dyshimet e para janë se të dy adoleshentët mund të jenë larguar drejt Kosovës.
DETAJE:
Më datë 20.11.2017, shtetasit M.P dhe B.O, vjeç 23 e 44, kallëzojnë se në mëngjes janë nisur për në shkollë dhe nuk janë kthyer, motra dhe vajza A.O dhe E.P, vjeç 16 e 16, nxënëse në vitin e dytë të një shkolle të mesme, të cilat dyshohen se mund të jenë larguar në drejtim të Kosovës.
Punohet për gjetjen e tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post