Ditën e djeshme është raportuar se dy turiste njëra gjermane dhe tjetra polake ishin zhdukur në rajonin malor të Alpeve Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna).
Edhe pse kërkimet vijojnë për FaxNews ka folur një dëshmirar, duke treguar detaje dhe informacione për dy turistet.
Dëshmitari Naser Korca është shprehur se i ka parë dy vajzat dhe ato nuk kishin shfaqur asnjë shenjë paniku në fytyrë. Sipas tij ishin shumë të qeta dhe ishin duke shkuar në drejtim të hotelit në të cilin po qëndonin.
“I pashë dje pasdite dy turistet. U ndesha me to në Majën e Hajlës në Kosovë. Turistet po shkonin në drejtim të hotel Panoramës që ndodhet në fshatin Pepaj. Dua të them se dy turistet ishin në gjendje të mirë.”– flet për FaxNews dëshmitari.
Mediat kosovare raportojnë se vajzat kanë hyrë për në Mal të Zi nëpërmjet Vërmoshit.
Policia është vënë në kërkim të tyre, por duke ditur terrenin e vështirë të Alpeve Shqiptare, gjetja e tyre bëhet mjaft e vështirë.
Dy vajzat qëndruan për disa ditë në Shqipëri dhe mesa duket udhëtimi nuk ka shkuar ashtu siç e prisnin.