05:00 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zhdukja e Kreshnik Beqirajt, i vëllai publikon raportin mjeko-ligjor: E realizuan pa marrë ADN-në e familjarëve

15:12 | 11/08/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zhdukja e Kreshnik Beqirajt, i vëllai publikon raportin mjeko-ligjor: E realizuan pa marrë ADN-në e familjarëve

Kur kanë kaluar dy vite nga zhdukja dhe më pas gjetja e trupit të Kreshnik Beqirajt në Fier, të tjera detaje kontradiktore kanë dalë nga ekspertiza e eshtrave të gjetura në një valixhe në rrugën Fier-Grecalli.

I vëllai i tij, Donjet Beqiraj, ka dërguar në redaksinë e Faxëeb.al raportin për të cilin thotë se është bërë nga ekspertiza në Tiranë për të cilin thotë se nuk janë marrë AND-ja nga ndonjë familjar i të ndjerit.

Në këtë raport mjeko-ligjor arrihet në përfundimin se nga hetimet e realizuar në konsiderimin e provave material, në kockat e gjetura në valixhe, në rrobat e viktimës dhe në banesën e autorit të dyshuar të shtetasit Bashkim Çaushi, “Pjesët kockore nuk janë eshtra humane .”

Familja këmbëngul që Albert Zekaj është paguar nga persona të tretë për të kryer vrasjen e Kreshnik Beqirajt. Kujtojmë se Zekaj në policia ka deklaruar se ai e ka qëlluar me çekiç Beqirajn, dhe më pas trupin e ka future në një valixhe dhe e ka hedhur mes ferrave. (Lexo edhe ketu) 

Raporti i plotë i dërguar nga Donjet Beqiraj:

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se ajo  ndodhet në rrugën Fier-Grecalli. Në distancë150 metra nga ana lindore e kësaj rruge, u gjet në disa shkurre  e ferra, një valixhe me eshtra si të njeriut.  Gjithashtu në vendin  e ngjarjes në mënyrë  të shpërndarë u gjetën një  batanije,  eshtra dhe pjesë skeleti dhe një copë indi (krahu) me një tatuazh në formë “TRIBALI.

Nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor  nr 292 datë 28.06.2018, ka rezultuar se; “Pjesët përbërëse të skeletit siç janë kockate krahëve, parakrahëve kockat e legenit, vertebra lumbare dhe kocka të duarve janë eshtra humane. Pjesët kockore të shpatullave kërcinj dhe dy kockat e tjera, objekt ekspertimi, referuar karakteristikave anatomike dhe tafanomike nuk i përkasin të njëjtit individ dhe nuk kanë të dhëna të mjaftueshme për të përcaktuar nëse janë humane apo jo. Pjesët kockore objekt ekspertimi nuk  i përkasin të njejtit individ. Pjesët kockore të identifikuarar si humane i përkasin seksit mashkull me moshë 30 vjecar -40 vjeç dhe gjatësi shtati  rreth 170 cm. Pjesët kockore të identifikuara si humane nuk paraqesin  dëmtime. Koha e vdekjes është jo më shumë se,1 vit nga koha e gjetjes së eshtrave.”

Nga akti i ekspertimit biologjik ADN  nr. 5146 datë11.05.2018 ka rezultuar se; “Në dy thikat (provë materiale 1), objekt ekspertimi, marrë në banesën e shtetasit Bashkim Çaushi, nuk ka njolla gjaku njeriu.”

Nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor nr294 datë 28.06.2018 ka rezultuar se: “Pjesa kockore është humane por për përfitimin ose jo të profilit gjenetik të ADN duhet ti drejtohen Instituti të Policisë Shkencore Tiranë pasi IML nuk kryen ekzaminimin për përfitimin e profilit gjenetik të AND-seet.”

Nga akti iekspertimit biologjik ADN  nr. 5147 datë  11.05.2018 ka rezultuar se ; “Mbetjet kockore(prove material 1),object ekspertimi marrë nga mbetjet skeletore, s’kanë vlera identifikuese individuale (me metodat dhe mjetet që ne disponojmë), me analizn e ADN-së. Aktit të ekspertimit i bashkangjitet formulari për ekzaminim të përgjithshëm dhe  tabela fotografike.”

Nga akti iekspertimit biologjik ADN  nr. 5766 datë  24.05.2018 ka rezultuar se ; “Në pulovrën, këmishën, mbathjet dhe qesen plastike (provë materiale 1,2,3,4), marrë në vendngjarje, objekte ekspertimi, nuk ka mbetje humane të vlefshme për identifikim individual me analizën e ADN-së.”

Nga akti i ekspertimit biologjik ADN  nr .5148 datë  11.05.2018 ka rezultuar se ; “Në çekiçin (provë materiale 1), objekt ekspertimi, marrë në banesën e shtetasit Bashkim Çaushi, nuk ka mbetje humane të vlefshme për identifikimin individual me analizën e ADN-së.”

Nga akti i ekspertimit biologjik ADN  nr. 5767 datë 24.05.2018 ka rezultuar se  ; “Në batanijen, valixhen, batanijen e hollë dhe në tamponin me mbetje humane (prove materiale 1,2,3,4), marrë dhe fiksuar me tab. 1,2,5  në vendngjarje, objekte ekspertimi, nuk kambetje humane të vlefshme për identifikimin individual me analizën e ADN-së.”

Nga akti iekspertimit biologjik ADN  nr. 5149 datë 11.05.2018, ka rezultuar se; “Në dy palët e pantallonave, bluzën, kapelen (provë materiale 1,2,3,4,5), objekte ekspertimi, marrë në banesën e shtetasit Bashkim Çaushi, nuk ka njolla gjaku njeriu”

Nga akti i ekspertimit biologjik ADN  nr.4370 datë 23.04.2018, ka rezultuar se ; “Në veshjen e sediljes së parë të shoferit, veshjen e sediljes së pasme krahu i majtë dhe leukoplastin, objekte të këtij ekspertimi, marrë në cilësinë e proves materiale gjatë kqyrjes së automjetit me targa AA875O nuk evidentohen njolla gjaku me natyrë humane të vlefshme për identifikim, me anë të analizës së AND-së.”

Nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor datë  28.06.2018 ka rezultuar se;

“Pjesët kockore nuk janë eshtra humane .”

Etiketa: donjet beqirajkreshnik beqiraj
Pas

E rëndë/ E ndiqte me armë, fëmija u fsheh në varreza për t’i shpëtuar të atit

Para

“Godina aktuale nuk ka asnjë vlerë”, Rama vijon ‘shfaqjen’ me citimin e artistëve pro shembjes së TK

Para
“Godina aktuale nuk ka asnjë vlerë”, Rama vijon ‘shfaqjen’ me citimin e artistëve pro shembjes së TK

“Godina aktuale nuk ka asnjë vlerë”, Rama vijon ‘shfaqjen’ me citimin e artistëve pro shembjes së TK

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 10% e kutive të votimit në të gjithë vendin, PS kryeson me 82 mandate, PD 50 mandate. PSD forcë e tretë politike

PS kryeson në Gjirokastër pas numërimit të 61 kutive nga 198

PS kryeson në Durrës me mbi 1200 vota ndaj PD, nga 20 kuti të numëruara

Numërohen 46 kuti në Vlorë, PS kryeson me 5286 vota

Numërohen 23 kuti nga 245 në Lezhë, ja si paraqitet rezultati

Kukës/PD në avantazh ndaj PS, pas numërimit të 26 nga 139 kutive

Berat/Pas numërimit të 35 nga 275 kuti, PS kryeson me rreth 2000 vota më shumë se PD

PD në avantazh në Shkodër/Kryeson me rreth 400 vota pas numërimit të 29 kutive nga 405 gjithsej

Hapen 30 kuti nga 508 në total në Elbasan, sërish PS kryeson

PS kryeson në Vlorë pas numërimit të 41 kutive të para: 4,693 vota deri tani

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.