Aktorja shqipatre Adea Shabani e cila rreth 1 muaj më parë u zhduk në mëbyrë misterioze në SHBA, besohet se është vrarë.
Të paktën kështu beson familja dhe miqtë e saj sipa asaj që policia ka konfirmuar për ‘FOX11’. Ndërkohë që aktori Christopher Spotz, që besohet të ketë qenë i dashuri i Adea Shabanit, e ka vrarë veten pas ndjekjes me makinë nga policia.
Sipas Fox-11 Los Angeles, policia e kishte ndjekur aktorin, i cili ka ikur me makinë dhe në fund e ka nxjerrë armën dhe e ka vrarë veten.
Spotz raportohet se kishte një pasagjer në automjetin e vjedhur por u ndalua që ta linte personin të dilte jashtë, para se të vazhdonte ikjen e tij nga policia por kur policia e ndaloi dhe tentoi të vendoste një kordon bllokues ai nxori armën dhe qëlloi veten.
NBC-4 Los Angeles, duke u thirrur në burime të forcave të rendit, ka raportuar se Spotz ka qenë në lidhje me Adean.
Autoritetet i thanë NBC Los Angeles se automjeti mund të jetë përdorur për vrasje. Detaje të tjera rreth vrasjes nuk u bënë publike. Policia beson se Shabani u vra në një rajon mes Hollivudit dhe Sakramentos.
Adea, e cila është nga Maqedonia, kishte shkuar në Los Angeles për të studiuar aktrimin. Sipas KABC, ajo ka qëndruar atje për dy vite. (B.H/Faxweb)