20:09 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Zhurmat më lënduan shumë”, Alketa i thotë të gjitha në 36-vjetorin e saj: Kam një shpirt të ndjeshëm

19:12 | 19/01/2020
në Aktualitet, Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘E kryqëzuan’ për gishtat, Alketa Vejsiu sherr me komentuesen: Ke vida mangët

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu feston këtë të dielë ditëlindjen. Ajo ka mbushur 36 vjeç dhe në këtë ditë të veçantë për të, ka udhëtuar për në Miami ku po merret me një trajnim shumë të rëndësishëm të cilin e kishte rezervuar kohë më parë.

Mes rreshtave Alketa shkruan se është lënduar shumë nga zhurma që u bë në rrjet vitin e kaluar, lidhur me performancat e saj në festivalin e këngës apo ndërrimin e fustaneve. Për të mos harruar edhe postimet e bujshme për Xhemin dhe motrat Vjollca.

Postimi i plotë i Alketa Vejsiut:

Sot është ditëlindja ime! 10 vite më parë mendoja se kur kalon të 30-tat je shumë i pjekur dhe di gjithçka. Sot po ju shkruaj nga Miami! Jam këtu për një trajnim shumë të rëndësishëm të cilin e kisha rezervuar kohë më parë, një trajnim që unë mendoj dhe besoj se do të më shërbejë për karrierën dhe veten time në të ardhmen. Sot jam 36 vjeç dhe jo, nuk di gjithçka!

Në fakt jam ende një nxënëse. Disa herë jam nxënësja e bankës së parë që merr 10-të, disa herë ajo e kapur në befasi që gabon.Jam një grua, një profesioniste dhe një prind i gabueshëm. Nese mendoni qe jam perfekte, nuk jam! Këtu ku ndodhem në këto momente jam nxënëse e një njeriu frymëzues që ka ndryshuar qindra mijëra jetë në mbarë globin si @tonyrobbins.

Dua të ndaj me ju dy mësime. 1) Një moto që më jep forcë edhe në ditët e mia më të errëta: “Mos u përpiq të jesh perfekte: bëhu një shembull fantastik i të qënit njeri.” 2) “E pamundura” nuk është një fakt, është një opinion.Është një fjalë që e thonë njerëz te vegjël pa forcë dhe vizion. E Pamundura është asgje! Ti mundesh “Yes You Can”!

Viti që lashë ka qënë një vit shumë i zhurmshëm në jetën time. Ka pasur zhurma të bukura që nisin nga lumturia që më fal çdo ditë njeriu që dua, gëzimet e fëmijëve të mi, dashuria e pakushtëzuar e prindërve e mbarojnë me plotësimin e një ëndrre fëmijërie! Prezantimi në Festivalin e “Sanremos”. Ka pasur edhe zhurma më pak të bukura dhe disa shumë të shëmtuara.

Disa prej këtyre zhurmave më lënduan (shumë madje sepse pas gruas së fortë dhe ambicioze fshihet një shpirt i ndjeshëm), të tjera më bën të reflektoj, por të gjitha ishin mësime shumë të mira qe më rritën. Mendoj se jam në gjysmën e rrugës sime dhe pavarësisht çdo uljeje e ngritjeje, mund të them se kam pasur një rrugëtim të mrekullueshëm në jetë.

Jam bekuar me një familje që në fund të çdo dite, kur fiken dritat e skenës dhe mbyllet ‘Instagrami’ më kujton kush jam, jam bekuar me miq të rrallë, me partnerë biznesi me të cilët ndajmë të njëjtin vizion, jam bekuar edhe me vendin ku jetoj, që pavarësisht se nuk është vendi më i pasur ekonomikisht në Europë, është i pasur me shumë dashuri, dhimbsuri dhe me shumë pasion për të jetuar.

Etiketa: alketa vejsiu
Pas

Gruaja i lë një letër burrit dhe fshihet poshtë krevatit për të provuar besnikërinë, reagimin e tij nuk e priste

Para

FOTO/ Banorët kalojnë momente tmerri, burri i zhveshur dhe me dy thika në duar hipën sipër çatisë

Para
FOTO/ Banorët kalojnë momente tmerri, burri i zhveshur dhe me dy thika në duar hipën sipër çatisë

FOTO/ Banorët kalojnë momente tmerri, burri i zhveshur dhe me dy thika në duar hipën sipër çatisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Altin Nonaj: Sulmi ndaj Iranit nuk ndodhi pa miratimin e SHBA, Izraeli nuk do ta ndërmerrte i vetëm

Sulmi iranian në Doha, Katari: Nuk ka viktima, por mund të reagojmë sipas ligjit ndërkombëtar

Pas sulmeve iraniane, SHBA në vëzhgim të plotë: Baza në Katar mund të jetë shënjestër

Sulm i drejtpërdrejtë ndaj SHBA/ Irani godet bazën amerikane në Katar me raketa

Mbi 24 mijë rroba të falsifikuara bllokohen në Kukës, logot e markave sportive nën hetim

Alarm në zonat rurale të Lushnjës/ Rekord zjarresh, mendohet për djegiet e qëllimshme

Rrezik sulmi ndaj bazës amerikane në Katar, Irani vë në shënjestër Al-Udeid

Pezullohen fluturimet drejt Tel Avivit, Air France: Nuk udhëtojmë deri më 14 korrik

“Izraeli, një shtet liliput kundër një gjiganti”, Jazexhiu zbardh prapaskenat e përplasjes me Iranin

New York, ku një mësuese 22-vjeçare është arrestuar nën dyshimin se ka dërguar imazhe me përmbajtje seksuale të hapura një nxënësi vetëm 14 vjeç.

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.