Një operacion i mirëorganizuar i policisë së Elbasanit çoi në pranga 7 persona, ku përfshiheshin dekanë, pedagogë dhe shefe departamenti.
Në mesin e shtatë pesonave që janë arrestuar në Elbasan për korrupsion në universitet, është dhe një ish-kandidat për deputetë në zgjedhjet e vitit të kaluar.
Në zgjedhjet e 2017-tës Admir Kala 31 vjeç mbante rolin e sekserit dhe iu zhvaste lekët studentëve, ‘100 Euro për pedagogun dhe 50 Euro për mua” kjo ishte skema që përdorej. Ai renditej o teti në listën e Elbasanit, e cila kryesohej nga Monika Kryemadhi. Kala mbante edhe detyrën e koordinatorit të LSI në qytetin e Gramshit.
Personat e arrestuar në bashkëpunim me njeri-tjetrin në kohë të ndryshme duke shpërdoruar funksionin publik kanë kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentet gjatë sezoneve të provimeve.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post