Real Madridi po vijon përgatitjet për sezonin e ri nën urdhërat e trajnerit Zinedine Zidane. Madrilenët u mundën mbrëmjen e djeshme 3-1 në miqësore nga Bayerni i Mynihut.
Sikur mos mjaftonte forma jo fort e mirë e lojtarëve, pengesë për trajnerin Zidane është bërë edhe sulmuesi uellsian, Gareth Bale.
Tashmë, tekniku francez po kërkon hapur largimin e tij.
Pas ndeshjes me Bayernin, ai deklaroi se ka skuadra të interesuara dhe së shpejti do të ikë nga Reali. Gjithashtu ai u shpreh se nëse do të ikte që nesër do të ishte shumë më mirë.
Ai u shpreh:
Bale mbeti jashtë skuadrës sepse klubi po mundohet që ta shesë. Dhe nesë do largohej do të ishte më e mira. Unë nuk kam asgjë personale. Nuk kam asgjë ndaj tij por jam i detyruar të marr disa vendime. Vjen një moment që ndryshimet janë në të mirë të të gjithëve. Ikja nga Reali është vendimi im dhe i lojtarit gjithashtu, pasi e di shumë mirë situatën”.