05:53 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zigmund Frojd: Pse sëmuremi rëndë kur jemi të rrethuar nga budallenjtë

13:36 | 31/01/2018
në Aktualitet, Flash, Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zigmund Frojd: Pse sëmuremi rëndë kur jemi të rrethuar nga budallenjtë

Ai është një nga shkencëtarët më të spikatur të shekullit të 20-të.

Studentët e psikologjisë në mbarë botën i referohen atij si “gjysh Frojdi”. Gjatë jetës së tij, disa e konsideruan një sharlatan, të tjerët një gjeni.

Coco Chanel e ka quajtur feministin e parë mashkull – sepse ishte Frojdi, në mënyrë të veçantë, që u bë teoricien i revolucionit seksual,i cili shtyu gratë drejt idesë së të drejtave të barabarta.

Dy zbulime në veçanti e kanë siguruar ndoshta reputacionin e tij përjetë; ai zbuloi misterin e ëndrrës, dhe ishte personi i parë që doli me një teori universale për funksionimin e mendjes së nënndërgjegjeshme të njeriut.

Qëllimi i personalitetit të njeriut është i përcaktuar nga përmasat e problemit, që arrin ta shtyjë atë njeri të lajthisë. Para se të diagnostikoni veten me depresion ose vetëbesim të ulët, sigurohuni që nuk jeni të rrethuar nga budallenjtë.

Detyra për të bërë njerëzit të lumtur nuk është pjesë e planit të Krijimit. Çdo gjë që ju bëni në shtrat është përsosmërisht dhe absolutisht e pranueshme. Me kusht që të dyja palët ta shijojnë.

Mungesa e plotë e seksit është e vetmja gjë që mund të konsiderohet si devijim seksual. Çdo gjë tjetër është vetëm çështje shijeje.

Në atë moment kur njeriu fillon të mendojë kuptimin dhe vlerën e jetës, atëherë mund ta konsideroni atë të çmendur. Personi i parë që hodhi një fyerje në vend të një guri, ishte themeluesi i qytetërimit.

Dashuria e përjetshme, ideale, e spastruar nga të gjitha format e urrejtjes, ekziston vetëm mes të droguarit dhe drogës tij.

Ne jetojmë në një kohë krejt të çuditshme, në të cilën befasohemi tek vërejmë se progresi marshon në një hap me barbarizmin. Sa më shumë i përsosur që është një person së jashtmi, aq më shumë demonë ka brenda vetes.

Kur njerëzit më kritikojnë, unë e di se si të mbroj veten. Por unë jam i pafuqishëm përballë lëvdatave.

Ne nuk jemi kurrë aq të dobët, sa kur dashurojmë, dhe kurrë aq të palumtur e pa shpresë, se sa kur humbasim objektin e dashurisë. Tregues i parë i idiotësisë, është një mungesë e plotë e turpit.

Njerëzit janë më shumë moralë se sa mendojnë, dhe shumë më tepër amoralë sesa imagjinojnë.

Një pjesë e madhe e asaj që është e vërtetë brenda nesh nuk kuptohet; dhe ajo që kuptohet, nuk është e vërtetë. Cdo njeri normal është, në fakt, vetëm pjesërisht normal. Ndonjëherë, një cigare është thjeshtë një cigare. Bota.al

Etiketa: botabudallenjZigmund Frojd
Pas

“Jam thjesht një shtëpiake”, Angela Martini tregon si pret bashkëshortin (FOTO)

Para

Sadiku pritet me ”shuplaka” te Levante (VIDEO)

Para
Sadiku pritet me ”shuplaka” te Levante (VIDEO)

Sadiku pritet me ''shuplaka" te Levante (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.