Një zjarr masiv ka përfshirë mbrëmjen e sotme një kodër në fshatin Mëzez të Tiranës.
Flakët mësohet se janë të përmasave të mëdha duke rrezikuar shtëpitë e banorëve që ndodhen pranë vatrës së zjarrit. Në vendngjarje mësohet se janë nisur tre automjete zjarrfikëse për të vënë nën kontroll flakët. Deri tani mësohet se 20 zjarrfikës po punojnë për shuarjen e flakëve por puna e tyre vështirësohet për shkak të terrenit.
Zjarri njoftohet të jetë i përmasave të mëdha duke rrezikuar disa shtëpi banimi në zonë. Paraprakisht nuk raportohet për të lënduar.
Mësohet se vetëm në një pjesë e zjarrfikësve po përdor ujin për shuarjen e flakëve ndërsa në pjesën më të madhe zjarrfikësit po ‘luftojnë’ me lopata zjarrin. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe dhe rrezikohen edhe disa banesa. Nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit por dyshohet se ka qenë aksidental.
Mëzezi është një zonë në periferi të Tiranës në autostradën Tiranë-Durrës.
(M.D/ Shuplaka)