“Po na digjet dhe Kisha e Laçit”, ky ka qenë shqetësimi i banorëve ngritur këtë mëngjes. Duket se flakët e zjarrit që kanë përfshirë prej disa ditësh të gjithë vendin rrezikojnë ndjeshëm dhe një vend të tillë pelegrinazhi.
Të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë raportuar ditën e sotme për zjarrvënie në këtë vend. Një nga banorët e zonës thotë se nëse flakët vijojnë me këtë intensitet dhe nëse nuk ndërhyhet, rrezikon të digjet edhe kisha.
“Po na digjet Kisha e Laçit. Ku janë Viva helikopter?”, – pyet me të drejtë qytetari për ‘’JOQ”.
Shpresojmë që ndërhyrja e autoriteteve të jetë sa më e shpejtë në mënyrë që flakët të shuhen dhe situata të normalizohet.
(E.K/SHUPLAKA)