00:44 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zjarret në Kili/ Minimalisht 28 viktima

14:16 | 04/02/2024
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zjarret në Kili/ Minimalisht 28 viktima

Së paku 46 njerëz kanë vdekur si pasojë e zjarreve që janë përhapur një pjesë të banuar dendësisht në Kilin qendror, njoftoi të shtunën mbrëma presidenti i Kilit, Gabriel Boric.

Zyrtarët kilianë kanë thënë se së paku 1.100 shtëpi janë shkatërruar nga zjarret.

Duke folur për televizionin publik, presidenti kilian paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të rritet, për shkak të përhapjes së katër zjarreve në rajonin Valparaiso, ku zjarrfikësit po kanë vështirësi të arrijnë në lagjet më të rrezikuara.

Boric u bëri thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me ekipet e shpëtimit.

“Nëse ju kërkohet të evakuoheni, mos ngurroni. Zjarret po përhapen me shpejtësi dhe kushtet klimatike mund ta bëjnë të vështirë shuarjen e tyre. Temperaturat janë të larta, erërat të forta, ndërsa lagështia e ulët”, tha Boric drejtuar kilianëve.

Ministrja e Brendshme e Kilit, Carolina Toha, tha se 92 zjarre pyjore janë duke u djegur në pjesët qendrore dhe jugore të vendit, ku temperaturat janë ngritur në mënyrë të pazakontë këtë javë.

Rajoni i Valparaiso u godit nga zjarret më vdekjeprurëse, prandaj autoritetet u kanë bërë thirrje mijëra banorëve të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Në Villa Independencia, një lagje buzë kodrës në cepin lindor të Valparaisos, u shkatërruan disa shtëpi dhe biznese. Veturat e djegura me xhama të thyera u panë nëpër rrugë, të cilat ishin të mbuluara me hi.

“Unë jetoj këtu që 32 vjet, dhe kurrë s’e kam paramenduar se kjo do të ndodhte”, tha Ronaldo Fernandez, një banor të cilit zjarri ia dogji shtëpinë.

/REL

Etiketa: kili
Pas

Mbyllja e disa komunave serbe, ambasadori gjerman: Kosova po i hedh benzinë zjarrit

Para

Aksident në hyrje të Lezhës/ Përplasen dy makina

Para
Aksident në hyrje të Lezhës/ Përplasen dy makina

Aksident në hyrje të Lezhës/ Përplasen dy makina

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.