Zjarri i cili ka përfshirë ditën e djeshme një magazinë në Tiranë është vënë nën kontroll, por deri më tani nuk ka ende asnjë shenjë nga punonjësi i sigurisë i ngecur brenda magazinës. Punonjësi i identifikuar si Arjan Sala, prej më shumë se 12 orësh nuk ka pasur asnjë kontak me askënd.
Ndërkohë xhaxhai i 33-vjeçarit deklaroi mbrëmjen e djeshme se nipi i tij kishte hyrë në magazinë për të shpëtuar punonjësit e tjerë, të cilët i nxori, por fatkeqësisht u bllokua vetë brenda.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se shkak i zjarrit është një shkëndijë elektrike. Ndërkohë forcat zjarrfikëse vijojnë punën për gjetjen e të riut
R.G/Faxewb.al