Kreu i emergjencave Civile Shemsi Prençi është kthyer në qendrën e vëmendjes së këtyre dy ditëve të fundit për shkak të parashikimit të tij se Shqipërinë do ta godasë një valë tërmetesh.
Sigurisht që Prençi pavarësisht përvojës me emergjencat nuk është eksperty në mënyrë që të paracaktojë kohën se kur do të ndodhin tërmetet.
Në një kohë që vendi është përfshirë në të katërta anët nga flakët e zjarrit ajo që më pak i duhet vendit është përhapja e panikut.
E sakaq tani kanë filluar të tallen me Prençin pasi paralajmërimi i tij ishte vërtet i pazakontë.
STATUSI I XHAFKËS:
-Alo,Shemsi Prençi jeni?
-Po. U ka rënë zjarr?
-Jo,jo. Flas na Divjaka.Martoj djalin në shtator.
-Po ç’punë kam unë me dasmat,mor zotëri! Jemi Emergjenca Civile,jo Gjendja Civile.
-Ke,ke. Dasmën do e bëjmë më 6 shtator te lokali i Ndonit. Ka dhe një orkestër të çkëlqyer nga Karbunara ai. Por ti na saktëso pak a do të bjerë tërmet atë ditë. Po the jo je i ftuar familjarisht. Dhe mos sill as dhuratë.
(E.K/SHUPLAKA)