Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentët e Estonisë, Lituanisë dhe Letonisë. nënpresidenti amerikan Mike Pence “Rusia është një kërcënim i paparashikueshëm” ndërsa shfaqi shpresën për përmirësimin e marrëdhënieve me Moskën.
Mike Pence, tha sot se nuk ka kërcënim më të madh për shtetet baltike se sa “spektri i agresionit” nga Rusia.
“Në këtë moment Rusia përpiqet të ripërcaktojë kufijtë ndërkombëtarë me forcë, të dëmtojë demokracitë e vendeve sovrane dhe të përçajë vendet e lira të Evropës. Nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtojnë çdo përpjekje për të përdorur forcën, kërcënimet, apo ndikimin keqdashës në shtetet baltike apo kundër çdo aleati të traktatit”, tha ai.
Po ashtu ai u shpreh se kërkesa e Moskës për të shkurtuar 755 anëtarë të personelit diplomatik amerikan nuk do ta pengojë angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj aleatëve.
“Ne shpresojmë për ditë më të mira, për marrëdhënie më të mira me Rusinë por veprimet e fundit diplomatike të ndërmarra nga Moska nuk do të pengojnë angazhimin e Shteteve të Bashkuara për sigurinë tonë, atë të aleatëve tanë dhe sigurinë e vendeve që duan liri në mbarë botën”, tha Pence.
Për sa i takon kërkesës së Moskës për të shkurtuar 755 anëtarë të personelit diplomatik, Pence tha se kjo nuk do ta pengojë angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj aleatëve,
“Ne shpresojmë për ditë më të mira, për marrëdhënie më të mira me Rusinë por veprimet e fundit diplomatike të ndërmarra nga Moska nuk do të pengojnë angazhimin e Shteteve të Bashkuara për sigurinë tonë, atë të aleatëve tanë dhe sigurinë e vendeve që duan liri në mbarë botën”, përfundon Pence.
(S.SH/Shuplaka)