Klubi i Çelsit ka shkarkuar këtë të hënë trajnerin Frank Lampard, pas 18 muajsh në krye të ekipit londinez.
Vendin e tij pritet ta zërë ish-trajneri i PSG-së, gjermani Thomas Tuchel, sipas raportimeve të mediave britanike.
Ish-mesfushori i skuadrës, Lampard, largohet duke e lënë skuadrën në vendin e nëntë në tabelën e Premier League pas humbjes së javës së kaluar kundër Leicester City, humbje e cila vinte pasi kishte fituar vetëm një herë në pesë ndeshjet e tyre të fundit në kampionat.
Lampard u emërua me një kontratë tre-vjeçare kur ai zëvendësoi Maurizio Sarri në Stamford Bridge në korrik 2019.
Ai e ccoi skuadrën në vendin e katërt dhe në finalen e Kupës FA në sezonin e tij të parë në krye, por Blutë tani kanë pësuar po aq humbje në tetë ndeshjet e tyre të fundit në kampionat sa kishin pasur në 23 të mëparshmet.
Pronari Roman Abramovich tha se statusi i Lampard si një “ikonë e rëndësishme” e klubit mbetet i paprekur pavarësisht nga shkarkimi i tij.
“Ky ishte një vendim shumë i vështirë për klubin, dhe për mua sepse unë kam një marrëdhënie personale të shkëlqyeshme me Frank dhe zotëroj respektin më të madh për të,” tha Abramovich.
Ai është një njeri me integritet të madh dhe ka etikën më të lartë të punës. Sidoqoftë, në rrethanat aktuale ne besojmë se është më mirë të ndryshosh menaxherët,” deklaroi President i klubit.
Lampard nuk nënshkroi me asnjë lojtar gjatë sezonit të tij të parë pasi klubi po vuante një ndalim transferimesh, por shpenzoi më shumë se 200 milion paund për 7 nënshkrime të mëdha verën e kaluar.
(E.H/Faxweb.al)