21:45 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Zyrtarët rajonalë iranianë miratojnë kod të rreptë të veshjes për nëpunëset civile

22:34 | 04/12/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zyrtarët rajonalë iranianë miratojnë kod të rreptë të veshjes për nëpunëset civile

Mediat iraniane raportojnë se guvernatori i qytetit qendror, Qom, e ka lëshuar një udhëzim i cili i detyron nëpunëset në zyrat qeveritare t’i përmbahen kodeve të rrepta islamike të veshjes, e në veçanti ta veshin një çador të zi, si dhe të mos përdorin grim.

Çadori i zi është një rrobë për mbështjellje të kokës dhe pjesës së sipërme të trupit, duke e lënë të pambuluar vetëm fytyrën.

Ky udhëzim, i zbuluar fillimisht nga uebsajti i grupit iranian për të drejtat e njeriut Iran Watch, nënkupton se Republika Islamike e ka forcuar edhe më shumë kontrollin mbi mënyrën se si vishen gratë në vend të punës.

Zëvendësguvernatori i Qomit, Abolghasem Moghimi Araghi, e nënvizoi në udhëzim nevojën që punonjëset t’i përmbahen “ligjeve të modestisë dhe hixhabit”.

Udhëzimi u publikua në një kohë kur të ndjeshmërisë së lartë dhe kundërshtimeve ndaj ligjeve të detyrueshme të hixhabit.

Protestat gjithëkombëtare me moton: “Gra, jetë, liri”, kanë bërë thirrje për shfuqizimin e kodeve të veshjes, me gratë iraniane që po rrezikojnë shumë në përpjekjet e tyre për liri dhe barazi duke qëndruar në front të demonstratave.

Hixhabi, apo shamia islamike e kokës, u bë e detyrueshme për gratë dhe vajzat mbi moshën 9-vjeçare në vitin 1981, dy vjet pas Revolucionit Islamik në Iran.

Vendimi kishte nxitur protesta të cilat ishin shtypur shpejt nga autoritetet e reja. Shumë gra i kanë shkelur rregullat ndër vite dhe i kanë sfiduar vendimet e zyrtarëve për atë se cilat rroba janë të pranueshme.

Gratë, po ashtu, kanë nisur fushata kundër ligjit diskriminues, edhe pse shteti ka bërë trysni ndaj shumë prej tyre dhe i ka detyruar të largohen nga vendi për arsyeje sigurie.

Tensionet janë rritur në Iran për shkak të ligjit të hixhabit prej se 22-vjeçarja Mahsa Amini vdiq në paraburgimin policor në shtator 2022.

Vdekja e Aminit, e cila ndodhi pak ditë pasi ajo u paraburgos në Teheran nga policia e moralit për shkak se gjoja s’e kishte veshur siç duhet hixhabin, nxiti protesta gjithëkombëtare dhe vdekjen e qindra protestuesve në vend.

Me gjithë zemërimin e gjatë publik, kah përvjetori i vdekjes së Aminit, Parlamenti i Iranit e aprovoi një version të përditësuar të ligjit, i cili përfshin ndëshkime më të ashpra për shkelje të ligjit të hixhabit, përfshirë dënim deri në 10 vjet burgim.

Në fund të tetorit, zemërimi vloi përsëri, pasi një vajzë tjetër vdiq pas një ballafaqimi me zbatuesit e “moralit” në fillim të atij muaji në një metro të Teheranit.

Armita Garavand, 17 vjeçe, vdiq pasi ra në koma pas konfrontimit të dyshuar më 1 tetor. Disa media sugjeruan se ajo u sulmua nga policia e moralit, derisa të tjerët kanë thënë se përgjegjës janë rojet e hixhabit./ REL

Pas

Raportohet se një amerikan u gjet i vdekur në një qendër emigrimi në Rusi

Para

Dëmtimi i Gavit, Barcelona i rikthehet ‘dashurisë së vjetër’

Para
Dëmtimi i Gavit, Barcelona i rikthehet ‘dashurisë së vjetër’

Dëmtimi i Gavit, Barcelona i rikthehet 'dashurisë së vjetër'

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

Presidentja Osmani paralajmëron se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse Kuvendi nuk konstituohet në fundjavë

“Bashkëpunim mes SHBA dhe Gjermanisë”/ NATO: Gati armët për Ukrainën

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në Ankara: Nderim për Atatürkun dhe thellim i bashkëpunimit me Turqinë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.