Ka rinisur seanca plenare në Kuvend, ndërsa opozita vijon të qëndrojë e gjitha në këmbë duke bllokuar foltoren. Deputeti Erion Braçe ka zgjedhur që të flasë nga vendi, pavarësisht thirrjes së opozitës.
Ndërkohë pavarësisht zhurmës rreth tij, dhe kërkesës për largimin nga salla, kryeministri Rama nuk e ka fshehur ironinë me deputetët teksa shfaqet i buzëqeshur.
Thirrjet e vazhdueshme të deputetëve kanë qenë: Rama ik, Rama ik.
Menjëherë pas marrjes së fjalës nga kreu i PD-së Lulzim Basha, deputetët e opozitës kanë shpalosur disa pankarta ku kërkohet lirimi i 11 qytetarëve kuksianë që janë arrestuar.
Basha në fjalën e tij u shpreh se qytetarët e Kukësit u rrëmbyen nga banesat e tyre, edhe pse me protestën e tyre treguan se vendi ka ende shpresë.
‘’Mirënjohje për të gjithë ata qytetarë që protestuan për të drejtat e tyre. Të pafajmshmit mbahen në qelinë e burgut, ndërsa kriminelët e vërtetë lihen ende të lirë. Ky Kuvend nuk mund të vazhdojë pa nxjerrë nga salla njeriun që përdori fjalorin më të ndyrë për popullin e tij, përjashtoje menjëherë. Ai është njeriu që ka fyer si asnjëherë tjetër shqiptarët”, u shpreh mes të tjerave Basha.
(E.K/FAXWEB.AL)