Fax News bën me dije se një gomone me lëndë narkotike është kapur ditën e sotme në brigjet italiane.
Mësohet se gomonia po transportonte 1 ton kanabis drejt vendit fqinj. Mjeti u kap nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Guardia di Finanza, në vendin e quajtuar Capo di Leuca.
Bëhet me dije se në prangat e policisë italiane ka rënë shtetasi shqiptar M. Nazeraj, 34 vjeç nga qyteti i Fierit. Policia ka shpallur në kërkim edhe një shtetas tjetër shqiptar.
Mësohet se ndërsa ishin pikasur nga policia dy skafistët u përpoqën të hidheshin në det për të shpëtuar
Operacioni nisi pasditen e djeshme dhe u finalizua me kapjen e gomones me 1 ton drogë dhe dy skafistëve shqiptarë në brigjet e Leçes.
(E.L./Faxweb)