Në emisionin “Zonë e Lirë”, në debatin që mori shkas nga monologu i gazetarit Mustafa Nano në emisionin “Provokacia”, për mungesën e etikës së veshjes në TV, vetë Nano ka folur për nuancat e nudizmit që e tërheqin.
“Kam shkuar në plazhe nudo dhe madje me qejf. Por edhe në plazh të zakonshëm, mes një vajze me tanga dhe një tjetre e cila është veshur në mënryë që e mban misterin femëror më mirë, unë nuk e kthej kokën nga tangat.
Midis një femre të mbuluar që ia kërkon feja dhe një femre gjysmë të zhveshur, shoh me shqetësim të parën.
Problemi më i madh me hipserseksualizimin nga të gjitha anët është ç’magjepsja e fermës.
Është nga ato dukuri që hapin epokë të re dhe ndodh një herë në 3000 vjet.
Këtë nuk do ta doja dhe madje as vetë femrat nuk do ta donin që të ndodhte sepse kështu funksionon mekanizmi natyror.”
(E.L/Faxweb)