19:40 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

1 vit pa shef Kasemin/ Aida Shtino: Ishte një patriot i vërtetë, një njeri vizionar që flet pak por bën shumë vepra

22:56 | 05/12/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
1 vit pa shef Kasemin/ Aida Shtino: Ishte një patriot i vërtetë, një njeri vizionar që flet pak por bën shumë vepra

Gazetarja, Aida Shtino ka folur për 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të Kasem Hysenbelliun të cilin e konsideron si një prej njerëzve më vizionarë të medias.

Ajo kujton njohjen e hershme me presidentin e Fax News dhe thotë se gjithmonë e kishte përgëzuar pë r emisionet që ajo bënte dhe e kishte ftuar shpesh që të bëhej pjesë e medias që ai vetë krijoi në vitin 2017.

Mes të tjerash, Shtino thotë se ai ishte një patriot i madh dhe si i tillë i kishte pëlqyer shumë ideja e emisionit “Identitet” ku flitet për rrënjët shqiptare.

Aida Shtino:

Sot mbush një vit që Kasemi nuk është më mes nesh dhe të them të drejtën ende nuk jam mësuar me mësimin e tij fizik sepse ai ka qenë i pranishëm në të gjitha ambientet e televizionit. Ndihet shpirti i tij këtu mes nesh. Puna ka vazhduar dhe të gjithë ne jemi përpjekur të bëjmë më të mirën ashtu siç edhe ai do të donte.

Të them të drejtën kur kujtoj ditën e parë që erdha në familjen e Fax News, si u gëzua shumë dhe më tha se ishte shumë i lumtur që unë do isha pjesë e këtij televizioni. Unë Kasemin e kam njohur që më parë qëkur ishte drejtues në News 24 dhe më duhet të them se ishte një nga ata njerëzit shumë vizionarë, një nga ata njerëzit që me gjëra shumë të vogla bëjnë dhe ndërtojnë gjëra të mëdha.

Kasemi ndërtoi një media siç është Fax-i me shumë sakrifica dhe me një shpirt dhe pasion që e kemi të gjithë. Më kujtohet momenti kur i thashë për realizimin e një emisioni dhe ai si patriot i madh që ishte më tha se po do ta bëjmë këtë për kombin dhe tha se i pëlqente edhe emri: Identitet.
Ishte nga ata njerëz të thjeshtë që flasin pak dhe bëjnë shumë vepra. Të gjitha ato momente që kemi kaluar për të folur për projekte të ndryshme, ai ishte një njeri që të impononte vizionin e tij të përparuar për median.

(B.V/Faxweb.al)

Pas

“Hynë mik afganët që strehuam në Shqipëri”, Rama njofton nënshkrimin e memorandumit mes universitetit të Miçiganit dhe UBT

Para

Horoskopi nga Paolo Fox, parashikimi për ditën e Hënë, 6 Dhjetor

Para
HOROSKOPI. 16 GUSHT 2018

Horoskopi nga Paolo Fox, parashikimi për ditën e Hënë, 6 Dhjetor

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

Protestë dhe mbështetje masive për forcat e armatosura në Teheran

Zjarret shkatërruese në ishullin turistik Hios, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Armëpushimi Izrael–Iran sjell rënie në çmimet e naftës globale

BE: Të zbatohet armëpushimi/ Perëndimi i kërkon Izraelit dhe Iranit të vetëpërmbahen

Grossi: Bashkëpunimi me Iranin, thelbësor për një zgjidhje diplomatike mbi programin bërthamor

Mandati nuk do të zgjatet, siguron Kurti, opozita po e zvarrit procesin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.