Vijon në pallatin e sportit Farije Hoti numërimi i votave për qarkun e Tiranës.
Ditën e djeshme është mbyllur rinumërimi i votave të 11 majit për Paskuqanin, ndërkohë që vijon ende numërimi për votat e Kasharit.
Gazetari Ergys Gjençaj raporton se të dy partitë kryesore, PARTIA Socialiste dhe koalicioni Partia Demokratike -Aleanca për Shqipërinë Madhështore, kanë humbje votash.
Ndërkohë çdo fletë votimi që për të cilët ka kontestime, shkohet në KAS ku merret edhe vendimi.