Ngjarja e rëndë që ndodhi në qytetin e Kuçovës, ku disa djem të rinj masakruan një qen dhe xhiruan gjithë skenën e më pas e publikuan në rrjetet sociale, ka krijuar reagime të shumta.
Në një intervistë mamaja e 14-vjeçarit më shumë shprehet e shqetësuar për pasojat ligjore që do të ketë veprimi i të birit, se sa për anën psikologjike dhe ka rrëfyer momentin se si e mori vesh që djali 14-vjeçar kishte varë qenin.
Çuni më tha: Mama ai po na lëvizë pulat, mos i thashë së dy pula kamë të gjitha, mere hiqe çoje andej nga lumi i thashë, ose jepja ndonjërit për dele.
“Më mirë ta hedh andej nga lumi ta vrasë më “-tha ai. Unë isha në punë, kur erdha më thotë një shoqe: Ai çuni jot ka vrarë qenin, vij në shtëpi e pyes “çfarë i ke bërë qenit Më tha: E vrara se e kapa me pulë në gojë”.
Po ashtu ajo tregoi se pas kësaj djali 14-vjeçar ka tentuar të vetëvritej , duke u hedhur nga dritarja, “por shokët nuk e kanë lënë”, tha ajo.
Ndërkohë në një intervistë, djali që masakroi në mënyrë mizore qenin tregon se si ndodhi gjithçka. Ndër të tjera ai tregon se videon në rrjetet sociale e hodhi një mësues i shkollës.
“Qeni herë pas here turrej, hante bukën, hante dhe pulat. Qeni ishte i sëmurë. E xhiroi një shok, e dija që po e xhironte, por jo që do ta publikonte. Një profesori jonë e mori videon dhe e hodhi, e shpërndau. U zura, i thashë ndoshta ajo fshihej, por nuk e fshiu. Jam penduar për atë që kam bërë me qenin. Ndihem keq ngaqë e masakrova qenin dhe ngaqë videoja u pa gjithandej”.tha ai.