Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë në rrjetet sociale një video-mesazh.
Në video-mesazh, Basha ka kujtuar premtimin që kryeministri Rama ka bërë kur erdhi në pushtet. Basha thotë se Rama premtoi të hapte 300 mijë vende pune, por në fakt përzuri më shumë se 300 mijë shqiptarë.
Gjithashtu, Basha shprehet se 40% e të rinjëve janë të papunë.
“Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Hajduti Psiqik këto 6 vjet, të gjitha kanë përfunduar në xhepat e Edi Ramës dhe klientëve të tij ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe lluks.
Shqiptarët janë pa punë sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës“, shkruan bashkangjitur videos kryetari i PD.
Postimi i plotë:
Premtoi 300 mijë vende pune, por i përzuri nga Shqipëria më shumë se 300 mijë shqiptarë.
Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Hajduti Psiqik këto 6 vjet, të gjitha kanë përfunduar në xhepat e Edi Ramës dhe klientëve të tij ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe lluks.
Shqiptarët janë pa punë sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës. Që të hapim vende pune dhe mundësi për njerëzit, duhet të largojmë bandën e grabitqarëve dhe Hajdutin Psiqik. #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk
(K.H/FAXWEB)