04:30 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Hajnaj: Duhet qasje gjithëpërfshirëse ndaj korrupsionit, BKH një nga sukseset e reformës në drejtësi

17:06 | 02/12/2024
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hajnaj: Duhet qasje gjithëpërfshirëse ndaj korrupsionit, BKH një nga sukseset e reformës në drejtësi

Drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj tha sot se korrupsioni është një fenomen që nuk luftohet i copëzuar, por me një qasje gjithëpërfshirëse.

E pranishme në mbledhjen e Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Evropës, e cila për herë të parë zhvillohet në Tiranë, Hajnaj tha se korrupsion dëmton cilësinë e jetës së qytetarëve të një vendi. Ajo tha se ky fenomen duhet luftuar përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse, të përditshme dhe me bashkëpunimin me institucionet brenda e jashtë vendit.

“Korrupsioni godet sundimin e ligjit dhe dëmton cilësinë e jetës së qytetarëve, shkatërron shoqërinë dhe çon drejt fenomeneve të rrezikshme, prandaj ne duhet ta ndalim. Jemi të përkushtuar për të ndërtuar një shtet ligjor, që trajton të gjithë qytetarët si të barabartë përpara ligjit. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe vullneti ynë për të ndërtuar shtetin e së drejtës është realitet”, tha Hajnaj.

Sipas saj, “lufta ndaj korrupsionit nuk mund të bëhet e copëzuar, selektive, por gjithëpërfshirëse, e përditshme dhe me bashkëpunim reciprok të të gjithë mekanizmave institucionalë brenda vendit dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë”.

“Me punën tonë deri tani, kemi dëshmuar se kemi ndërtuar kapacitetet, si në burime njerëzore, profesionale e logjistike. Këto po arrimë t’i harmonizojmë për të arritur në suksesin e luftës ndaj korrupsionit”, përfundon Hajnaj.

“Si drejtuese e Byrosë Kombëtare të Hetimit më duhet të pranoj se ky institucion është një nga sukseset e reformës në drejtësi, rekrutimi për zgjedhjen e drejtorit, rekrutimin e stafit”, u shpreh Hajnaj.

Gjatë viteve 2023-2024, BKH ka referuar 26 raste në SPAK, 19 për korrupsion.

Pas

“Kemi hetuar ministra, deputetë e gjyqtarë”, Dumani: SPAK vihet në lëvizje edhe nga denoncimet në media apo akuzat e politikanëve. Para përgjegjësisë kushdo që shkel ligjin

Para

Çela: Qasje strategjike gjithëpërfshirëse ndaj korrupsionit, përgjigja të jetë e organizuar e kohezive

Para
Çela: Qasje strategjike gjithëpërfshirëse ndaj korrupsionit, përgjigja të jetë e organizuar e kohezive

Çela: Qasje strategjike gjithëpërfshirëse ndaj korrupsionit, përgjigja të jetë e organizuar e kohezive

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përfundon konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë. Pas armëpushimit do të ngrihet seli në Paris vitin e parë të operacioneve

Starmer dhe Macron zbulojnë marrëveshjen e re për emigrantët

Vdekja e 27-vjeçarit, ikën komandanti policor në Lipjan. Kërkohen dorëheqje të tjera

VKM/ Jonid Jorgji emërohet Kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

Flakët përfshijnë kodrën në Kavajë, digjen dhjetëra rrënjë ulliri

Bashkia Vlorë hap thirrjen për aplikime në 12 pozicione drejtuese, ftohen profesionistët të bëhen pjesë e Vlorës 2030

VKM/ Prodhimi dhe tregtimi i municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm, miratohen kushtet e negocimit

Prapaskenat Trump-Netanyahu dhe tarifat ndaj Brazilit: Presion politik dhe ekonomik në rritje

Faton Mehmeti: Vizita e zyrtarit amerikan rikthen vëmendjen e SHBA në Kosovë, situata në Kuvend në krizë të thellë

“Serbët në veri përballen me terror”, Petkovic i ankohet ndërkombëtarëve: Urat, kundër interesave tona

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.