16:49 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

314 mln euro në kompanitë publike dhe në projektet e huaja, KLSH zbardh dëmin që i është bërë buxhetit

11:05 | 06/03/2017
në Ekonomi, Kryesore, Te Gjitha
0
314 mln euro në kompanitë publike dhe në projektet e huaja, KLSH zbardh dëmin që i është bërë buxhetit

Dëmi ekonomik i zbuluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit më 2016 nga moszbatimi i ligjit, mungesa e të ardhurave dhe shpenzimet pa kriter në 26 ente dhe kompani publike, rezultoi 314 milionë euro

Kompanitë publike ku shtetiështëaksioner i shumicës janëkeqmenaxhuar, teksajanë gjetur abuzime të rënda me fondet që donatorët kanë dhënë për disa projekte të mëdha. Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbulimet për 26 auditimete vitit të kaluar,ka kontabiliziuar një dëm ekonomik prej 43 miliardë lekësh (314 mln euro). Nga kjo shumë, mbi 17 miliardë lekë ose 130 milionë euro i takojnë mospërputhjes së veprimtarisë me kërkesat dhe kriteret e kuadrit rregullator.

Kjo shumëështë rekomanduar të zhdëmtohet 100%.Gjithashtu entetdhe kompanitë shtetërorenga të ardhurat e munguara apo shpenzime jo në përputhje me parimet e ekonomicitetit, eficencës dhe efektivitetitkanë krijuar një dëm në vlerën e 25.2 miliardë lekësh(184 milionë euro).

Dëmet

KLSH ka llogaritur se në Albpetrol sh.a., vlera e dëmit ekonomik llogaritet në 15,1 miliardë lekë. Në KESH sh.a., vlera e dëmit është 391,8 milionë lekë, në Autoritetin Portual të Durrësit, vlera e dëmit ekonomik të zbuluarështë 217,142 mijë lekë.

Në fushën e projekteve me financime të huaja, konkretisht në ARRSH për projektin “Ndërtimi i segmentit By-pass Fier-Vlorë”, vlera e dëmit ekonomikllogaritet 1,3 miliardë lekë, në projektin “Ndërtimi i aksit Tiranë-Elbasan”, vlera e dëmit ekonomik llogaritet në 306 milionë lekë.

NëMinistrinë e Shëndetësisë,projekti “Shëndetësia elektronike në Shqipëri, regjistri mbarëkombëtar i shëndetësisë elektronike”, vlera e dëmit ekonomik është 243,8 milionë lekë.

Gjithashtu KLSH ka gjetur shumë dobësi në ndërmarrjen “Trajtimi i studentit nr. 3” sh.a. Tiranë, Ujësjellës-Kanalizime sh.a. Lezhë, Spitali Rajonal i Fierit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Masat penalizuese

Kontrolli i Lartë i Shtetit bën me dije se rezultatet nga auditimi i 26 subjekteve kanë evidentuar nevojën e rekomandimit të masave për përmirësimin e gjendjes, për mirëmenaxhimin e aktivitetit nëpërmjet masave organizative, për parandalimin dhe ndëshkimin e personave përgjegjës në keqadministrimin e

fondeve dhe pasurisë publike, nëpërmjet dhënies së masave administrative dhe disiplinore, si dheka raste të dërgimit në organin e Prokurorisë, kur janë konstatuar shpërdorime të detyrës.

Konkretisht, për vitin 2016, janë rekomanduar 558 masa organizative, 188 masa për shpërblimdëmi në vlerën 17,823,178 mijë lekë, 256 masa disiplinore, 23 masa administrative, si dhe janëdërguar në organin e prokurorisë 5 kallëzime penale, për 5 drejtues apo administratorë tëshoqërive dhe enteve publike.

Zbatimi i rekomandimeve

Një nga treguesit kryesorë të performancës së auditimeve, është niveli i zbatimit të rekomandimeve, thekson KLSH. Për vitin 2016 janë dhënë gjithsej 1025 rekomandime në 26 auditime të realizuara. Kanë kthyer përgjigje për zbatimin e rekomandimeve 20 subjekte (të cilat janë përfshirë në auditimin e kryer për zbatimin e rekomandimeve). Janë rekomanduar gjithsej 558 masa organizative, nga të cilat janë pranuar 419 masa ose 98.8%, si dhe janë realizuar plotësisht, pjesërisht, ose në proces realizimi 396 të tilla. Për zhdëmtimin e dëmit ekonomik të konstatuar në shumën 17,823,178 mijë lekë, vlerë e cila është kërkuar 100% për zhdëmtim. Nga kjo vlerë, janë pranuar dhe kanë nisur procedurat për kthimin e shumave prej 1,2 miliardë lekësh, kurse nga verifikimi nga KLSH në 20 subjekte, realizimi paraqitet në masën 10.5%, pa llogaritur 5 subjekte të tjera që janë brenda afatit të kthimit të përgjigjes.

Etiketa: buxheti i shtetitDemi
Pas

Paloka për Ramën: Kulmi, shfrytëzoi fëmijën për të bërë burracakun

Para

Sot 91-vjetori i lindjes i ikonës së kinematografisë shqiptare, Violeta Manushi

Para
Sot 91-vjetori i lindjes i ikonës së kinematografisë shqiptare, Violeta Manushi

Sot 91-vjetori i lindjes i ikonës së kinematografisë shqiptare, Violeta Manushi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Dukat: zjarri rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë!

Gjyqi për vrasjen e Renis Dobrës/Momenti kur Fatjon Bushgjoka dhe Petrit Çakrri dalin nga salla e gjyqit

Përkeqësohet situata e në parkun Kombëtar “Lurë mali Dejës”, zjarri rrezikon stanet me 100 krerë bagëti të imtë, gjedhë e koshere blete

Bie numri i pushuesve në Tushemisht, operatorët: Shkak punimet në Drilon dhe mungesa e parkimit

Leandro Paredes ‘hap zemrën’: Messi nuk më foli për tre muaj

Qytetarët kundër blerjes së produkteve serbe në Kosovë, kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendor

Itali/Shqiptari i dënuar për vrasje arrestohet me 11 kg kokainë dhe armë zjarri

SHBA reagon për vrasjen e palestinezo-amerikanit: Ambasadori kërkon hetim të thelluar

Vlorë/parakalime të rrezikshme, gjobiten me 100 mijë lekë dy shoferë

Aksident i trefishtë në Maliq, dy persona të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.