Greqia do të drejtohet për herë të parë në historinë e saj nga një grua, Ekaterini Sakellaropoulou.
Një gjykatëse e jashtëzakonshme me ekspertizë të veçantë në ligjin e mjedisit dhe kushtetutën do të bëhet presidentja e parë femër e Greqisë pas një votimi që mori në Kuvend.
Presidentjas e sapozgjedhur duket se mori një mbështetje të gjerë në Kuvend, duke siguruar 61 vota më shumë sesa e parashikon Kushtetuta.
“Ka ardhur koha që Greqia të hapet drejt së ardhmes,” tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis në fillim të këtij muaji, ndërsa paraqiti emrin e Sakellaropoulou për votimin parlamentar të ditës së sotme.
Një veteran në fushën e drejtësisë, për pothuajse katër dekada 63-vjeçarja Sakellaropoulou që prej vitit 2018 ka drejtuar gjykatën e lartë administrative të Greqisë, Këshillin e Shtetit, ku ajo ishte përsëri gruaja e parë që zuri postin.
Vajza e një gjykatësi të Gjykatës Supreme, Sakellaropoulou përfundoi studimet pasuniversitare në universitetin e Parisit Sorbonne dhe është një eksperte në ligjin kushtetues dhe mjedisor.
Udhëheqësi kryesor i së majtës së opozitës Alexis Tsipras tha se Sakellaropoulou ishte një “gjykatëse e jashtëzakonshme” dhe mbrojtëse e të drejtave të njeriut, kështu që dhe Partia Socialiste mbështeti kandidaturën e saj.
Mitsotakis theksoi se përzgjedhja e Sakellaropoulou prishi jo vetëm një traditë pasi është femër, por edhe sepse ajo nuk është anëtare e një partie politike.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post