13:31 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“450 milionë euro, sistemet i kemi përtokë dhe të dhënat sheshit”, Progni denoncon AKSHI-n dhe Kadastrën

"Kam kuptuar që denoncimet që më kanë dërguar janë të vërteta"

14:56 | 07/09/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“450 milionë euro, sistemet i kemi përtokë dhe të dhënat sheshit”, Progni denoncon AKSHI-n dhe Kadastrën

Gazetarja Rovena Neziir dhe eksperti i IT-së, Gent Progni

Eksperti i IT-së, Gent Progni vazhdimisht ngre akuza mbi ato që i quan abuzime nga institucionet, kryesisht nga AKSHI dhe Kadastra.

Ditën e djeshme dhe sot, Progni ka shpërndarë dy emaile nën emrin Drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karcanaj. Eksperti akuzon Karcanajn se nëpërmjet një urdhri detyron punonjësen e saj, që të jepen certifikata nga Kadastra.

Eksperti i IT-së publikon “emailin e drejtoreshës së AKSHI-t dërguar punonjëses së Kadastrës”: Asnjë nga pronat e certifikuar

Në intervistën në FaxNews, për gazetaren Rovena Neziri, Progni thotë se në faqen e tij të webit “Whistleblower”, e cila është e mbrojtur nga Konventa e Gjenevës, vijnë denoncime të shumta nga persona anonimë, por që mund të kenë informacione apo të dhëna rreth problematikave të ndryshme.

Ndonëse, publikoi këto emaile, Progni thotë se nuk ka pasur asnjë telefonatë, nga asnjë autoritet për këto raste.

Gent Progni: Kemi akoma punonjës në institucione që janë me këmbë në tokë dhe mendojnë që para korrupsionit dhe vjedhjeve duhet të ketë ndërgjegjje dhe besueshmëri. Kam një faqe webi të hapur prej 1 viti që quhet “Whistleblower” e cila është e mbrojtur nga Konventa e Gjenevës si bilbil-fryrës për të dhëna që nuk fliten nga masa dhe janë të mbrojtur me ligj si njerëz që japin kontribut në shoqëri.

I jep çdokujt mundësinë për të më dërguar në mënyrë anonime të dhëna që mund të kenë. Në dy emailet e fundit, fliten për miliona euro tendera dhe për një takim që është diskutuar për ndarjen e tenderëve. Emaili i dytë lidhet me ngjarjet e Kadastrës, e cila është bllokuar dhe qytetarët nuk marrin pronësinë. Kemi një korrupsion galopant nga kjo drejtoreshë dhe kemi shumë kompani që i kam denoncuar mbi Kadastrën. Kemi dhënë 450 milionë euro dhe të gjithë sistemet i kemi përtokë dhe të dhënat sheshit. Kemi kapje të sistemit dhe asnjë reagim. Edhe pse kam nxjerr emailet nuk kam marr asnjë telefonatë nga institucionet. Kam bërë një denoncim në SPAK që i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës dhe del që Prokuror është burri i Ermonela Felajt.

Kam kuptuar që denoncimet që më kanë dërguar janë të vërteta. Ka ankesa që ka mbivendosje të certifikatave të pronësisë. Të gjitha gjërat e publikuara nga ky email janë të vërteta. Popullit i thonë vetëm gënjeshtra. Më erdhi një informacion, se Kadastra e Durrësit është bllokuar.

Etiketa: AKSHIGent ProgniITkadastra
Pas

I vriste dhe i groposte viktimat në kuzhinë, arrestohet vrasësi serial

Para

Detaje të reja nga vetëvrasja e të dënuarit në burgun e Lezhës

Para
Detaje të reja nga vetëvrasja e të dënuarit në burgun e Lezhës

Detaje të reja nga vetëvrasja e të dënuarit në burgun e Lezhës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Konflikt në Patos/ U godit me grushte nga babë e bir, 60-vjeçari plagos me kaçavidë 35-vjeçarin

Kandidatët e PD akuzojnë se u janë devijuar votat, Berisha: PD mbështet këdo që kërkon transparencë, jemi në krah të tyre

Ngërçi politik në Kosovë, kreu i LDK-së shpalos agjendën me 15 pika për një qeveri uniteti! Abdixhiku: ‘Kontratë’ për ta nxjerrë vendin nga kriza

Dosja “Partizani” më 30 qershor në GJKKO, Berisha: Nuk kemi ende në dorë vendimin për kalimin e çështjes në gjykim

Murtaja/ Ministria e Bujqësisë: 4 vatra në vend! 716 bagëti të prekura, 25 të ngordhura. Ndalohet tregtimi në tregjet e kafshëve të gjalla

Zhdukja e Jan Prengës, vijon rigjykimi në Apelin e GJKKO për kopshtarin e ‘Golden’

Balluku: Doganat shqiptare, pjesë kyçe e rrugës drejt Unionit Evropian

E moshuara nga Kosova po rrezikonte mbytjen

Indi, avioni me 242 persona në bord rrëzohet gjatë ngritjes, përplaset me godinat e banuara

I dënuar në Itali për krime seksuale/ Pranga 50-vjeçarit në Elbasan, pritet ekstradimi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.