Është mbyllur mbledhja e Kryesisë në PS, ndërsa mësohen dhe porositë që kryeministri Rama iu ka dhënë të vetëve për mbajtjen e zgjedhjeve në 30 Qershor. Rama është shprehur se fushata elektorale do të vijojë deri të premten, ndërsa e shtuna do të jetë dita e heshtjes zgjedhore.
Fokusi i fjalës së Ramës ka qenë mbarëvajtja e procesit zgjedhor dhe përsëritja e kërcënimeve se kush prek votën, do të përballet me ligjin.
‘’Garantimi dhe mbarëvajtja e procesit zgjedhor. Të jemi korrekt me procesin e administrimit zgjedhor. Të respektohet kodi zgjedhor. Kush prek voten dhe manipulon votën, do përgjigjet para ligjit”, mësohet të jetë shprehur Rama.
Kryeministri Rama pritet të jetë pasditen e sotme në Shijak dhe në Durrës, ndërsa mitingu i përmbylljes së fushatës elektorale do të jetë në Vlorë, në një nga qytetet bastion të socialistëve, nga ku ka dalë deputet dhe vetë kreu i qeverisë.
Kjo pritet të jetë një javë vendimtare për fatet politike të vendit, për shkak se opozita e bashkuar lançoi të premten e protestës se do të ketë protesta në çdo Bashki ku do të shkojë Rama, për të prezantuar kandidatët.
Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një dorë të jashtme, që të rikthejë forcat politike në shinat e dialogut dhe të gjetjes së një marrëveshje në minutat e fundit.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post