00:36 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

5 lëvizjet e bujshme në Parlament, nga Ben Blushi te Mesila Doda

07:56 | 19/01/2017
në Kryesore, Politikë, Te Gjitha
0
5 lëvizjet e bujshme në Parlament, nga Ben Blushi te Mesila Doda

Kuvendi që ishte parashikuar të zhvillonte punimet këtë të enjte nuk do të mblidhet. Shkak për këtë është bërë kërkesa për më shumë kohë në dispozicion për shqyrtimin e projekligjeve nga partitë politike. Po në një përmbledhje të vitit që lamë pas, Kuvendi është shoqëruar edhe nga lëvizje të shumta. Deputetë që preken nga ligji i dekriminalizimit dhe zëvendësohen me të tjerë, disa të tjerë që ndërrojnë parti, këto janë vetëm disa nga mënyrat e ‘’lëvizjes’’ së deputetëve.

Në shtatorin e këtij viti kemi dhe krijimin e një partie të re ‘’LIBRA’’ e krijuar nga dy ish-deputetë të maxhorancës Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi. Ben Blushi prej kohësh ishte në opozitë me shumë nga veprimtaritë e qeverisë së Rilindjes siç ai e quante dhe në një letër të gjatë drejtuar socialistëve në 30 shtatorin e vitit që lamë pas. Ka qenë kundërshtimi I ligjit për mbetjet edhe pika e fundit që e lidhi Blushin me qëndrimin e tij në grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

‘’Ata ngrihen çdo ditë në mëngjes dhe ndajnë Delirin me Salirin, Salirin me Ilirin dhe Ilirin me Delirin, pastaj me radhë Fatmirin nga Bamirin, Shpëtimin nga Parimin, Liken nga Rimin, Hasanin nga Kazanin, Shukriun nga Sadriun, Markun nga Carkun, Vrasësin nga Marrësin, Kapësin nga Hapësin, Shalësin nga Shilarësin, Patokun nga Bosi, Koçon nga Patosi, Qimen nga Kosi, Qullin nga Klosi, Klosin nga Gjushi, Taon nga Askushi, Blerimen nga Dushi, Elisën nga Sushi, Doganën nga Kaushi, Ndezjen nga Prushi, Tatimen nga Pushi, Puplën nga Kaposhi, Fidelin nga Varoshi, Lezhën nga Ndoshi, Kavajën nga Roshi, Gramozin nga Qoshi dhe Edin nga Koshi’’, shkruante ndër të tjera Blushi në letrën e largimit.

Deputeti i PS, Ben Blushi, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar mes opozites dhe maxhorances ne lidhje me ligjin per dekriminalizimin, i cili pritet te miratohet diten e sotme. /r/n/r/nLawmaker, Ben Blushi, speaks during a parliamentary session.

Vetëm 5 ditë më vonë të njëjtin vendim do të merrte edhe deputetja tjetër Mimoza Hafizi. Së bashku me Blushin Hafizi do të lajmëronte nisjen e projektit politik ‘’LIBRA’’ në ditën e parë të nëntorit të vitit që sapo mbyllëm.

‘’LIBRA’’ ka vazhduar aktivitetin e saj dhe në këto zgjedhje do të konkurojë me shpresën për të pasur sërish mandate parlamentare, një strehë ku mund të gjejnë mbështetje të gjithë socialistët e zhgënjyer.

mimoza-hafizi

Një tjetër ndërrim partish, këtë herë do të ishte Mesila Doda, ajo e cila praktikisht do të kalonte nga opozita në mazhorancë. Mesila Doda la rradhët e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar rradhëve të PDIU-së, Partisë që mbron çështjen çame. Doda votoi për heqjen e imunitetit për deputetët Mark Frroku dhe Tom Doshi në ndryshim nga grupi i saj parlamentar. Ajo do të akuzonte Edi Palokën si personin që e detyroi të ndërmerrte këtë lëvizje.

mesila-doda

Muaji i fundit i 2016 shënoi edhe precedentët e parë të ligjit të dekriminalizimit. Dy deputetëve iu hoq mandati pasi binin ndesh me këtë ligj. Me kërkesë të Prokurorisë dhe me vendimin final të KQZ-së Dashamir Tahiri i PDIU-së , i radhitur më pas në opozitë dhe Shkëlqim Selami i LSI-SË. Të dy këta ishin deputetë të mandatuar në qarkun e Vlorës.

Deputeti i LSI, Shkelqim Selami duke folur ne nje konference shtypi, ku ka deklaruar se askush nuk mund tja heqe mandatin e tij si deputet, pervec votuesve. Nje dite pasi prokuroria kerkoi ti nderpritet detyra per shkak te ligjit te dekriminalizimit, ai e quajti veprimin me prapavije politike./r/n/r/nLSI lawmaker Shkelqim Selami, speaking at a press conference, where he stated that no one can revoke his mandate as a lawmaker, except voters. A day after the prosecution demanded to terminate the duty due to the decriminalization law, he called this, a politically motivated action.

Ky vendim është ankimuar nga deputetët por KQZ-ja një ditë më pas mandatoi edhe personat që do t’i zëvendësonin.

dashamir-tahiri-512x356

I pari ishte Flamur Çelaj. Një nga figurat kryesore të LSI-së në Qarkun e Vlorës. Për këtë arsye, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, strukturat e partisë e propozuan edhe kandidat për deputet, kjo edhe për shkak të mbështetjes që ai gëzon në Vlorë e zonat përreth. Ai u vendos i dyti në listën e LSI-së pas Shkëlqim Selamit. Çelaj ka mbaruar Akademinë e Rendit në Policinë e Shtetit dhe aktualisht mban postin e Drejtorit Ekzekutiv të Autorititetit të Aviacionit Civil.

flamur-celaj-415x260

Ndërsa Dashamir Tahiri u zëvendësua nga Edmond Zejno. Zejno gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2013-ës zhvilloi një fushatë të fortë në Sarandë dhe Delvinë me shpresën se PDIU do të arrinte të merrte 2 mandate në Qarkun e Vlorës. Edhe drejtuesit e PDIU ia lanë atëherë Edmond Zejnos gjithë barrën e fushatës elektorale në Sarandë dhe Delvinë.

edmond-zejno-sr

Në këtë vit që sapo kemi nisur partitë politike dhe deputetët do të duhet të marrin disa vendime të tjera të rëndësishme deri në qershor që është dhe fundi i mandatit të tyre. Një prej vendimeve të rëndësishme që do të merren është edhe zgjedhja e presidentit të vendit.

Ende nuk ka një emër të përfolur po diçka është shumë e qartë, ai do të jetë një kandidaturë që vjen nga koalicioni qeverisës PS-LSI. Deri në qershor mbetet për t’u parë nëse deputetë të tjerë do të ndryshojnë ngjyra, apo ndoshta dhe do të jenë në hetim nga Kuvendi për dekriminalizimin. Po për diçka duhet të këmbëngulet patjetër, në listat e ardhshme për deputetë duhet të ketë sa më pak njerëz ‘’të krimit’’ dhe sa më shumë vlera. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: Ben BlushiLevizjet ne parlamentmesila doda
Pas

Zbulohet agjentja ruse në Kosovë, pjesë e një rrjeti të gjerë spiunësh

Para

Daut Haradinaj ka një ftesë për zyrtarët serbë: Kosovën ajdeni dhe vizitojeni si turistë

Para
Daut Haradinaj ka një ftesë për zyrtarët serbë: Kosovën ajdeni dhe vizitojeni si turistë

Daut Haradinaj ka një ftesë për zyrtarët serbë: Kosovën ajdeni dhe vizitojeni si turistë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës

Presidenti i Ukrainës uron Edi Ramën për zgjedhjet e 11 Majit, Zelensky: Urime për fitoren bindëse

Zgjedhjet/ Kryeministri spanjoll Sanchez uron Ramën: Urime për fitoren bindëse të PS!

Zelensky uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Mezi pres të forcojmë më tej marrëdhëniet!

Të frymëzuar nga legjenda e Rozafës, Shkodra Elektronike sonte me “Zjerrm” në Eurovision: Të fitojmë dhe në 2026 ta sjellim në Shqipëri

O Bashe…7×7= mbi 80 mandate për PS! Ku je o Bashe?!

PS 10 mandate në Elbasan, kush janë emrat nga lista e hapur që pritet të futen në Kuvend! PD asnjë ulëse

Balluku: Fitore historike në Fier, PS merr 12 mandate

Listat e hapura në Vlorë/ PD humb edhe një nga lista e mbyllur! PS kryeson me Gjiknurin, Bidon, Sinajn, Llajon dhe Mersinin! Jashtë mbetet Ina Majko

“Erion Veliajt” i del emri në listën e deputetëve për qarkun e Tiranës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.