18:53 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

5 shkrimtarë që duhet të lexoni, edhe pse s’do ta fitojnë kurrë Nobelin

15:05 | 10/10/2017
në Aktualitet, Bota, Flash, Kulturë, Te Fundit, Te Gjitha
0
5 shkrimtarë që duhet të lexoni, edhe pse s’do ta fitojnë kurrë Nobelin

Ndërkohë që buja e Kazuo Ishiguros nuk është shuar ende, ka autorë që prej kohësh e dinin se emri i tyre nuk do të ishte dhe nuk do të shqiptohet kurrë në Stokholm. Nobeli është çmimi më i rëndësishëm në botë dhe ata kanë gjithçka për ta fituar, e megjithatë…

Borgesi, kandidati i përjetshëm shprehej se mosdhënia e çmimit ishte tashmë një traditë skandinave. Lista e atyre që nuk e kanë fituar kurrë është e gjatë dhe pothuaj të gjithë e dimë.

Mund t’i shtojmë kësaj liste edhe:

Philip Roth. Siç ndodh zakonisht fituesit variojnë nga një vend në tjetrin, nga një kontinent në tjetrin dhe pas Bob Dilanit do të kalojë shumë kohë që çmimi të shkojë në SHBA. Fakti që ia dhanë Dilanit është se ia mohuan Rothit dhe këtë vit nuk ishte as në 20 kandidatët e parë. Roth është 84 vjeç dhe nuk ka publikuar asgjë të re që nga Nemesis 2010. Disa nga librat e tij janë “Pastoral amerikana”, “U martova me një komunist”.

Margaret Atwood. Raportin Roth me Bob Dilan e gjejmë edhe tek Atwood me Alice Munro. Duket se nuk ka shanse që një shkrimtare kanadeze pas Munro-së të jetë fituese që nga 2013. Është çështje gjeografie? Nëse Atwood do të kishte lindur në Argjentinë, Itali, Kinë? Autorja e “Tregimi i pastrueses” është një kandidate dhe ka fituar të gjitha çmimet përfshirë edhe Booker dhe Princi i Asturias, por Nobeli i mohohet.

Haruki Murakami. Nuk ka stilin dhe tematikën e akademikëve suedezë. Po atëherë pse është një nga kandidatët më të fortë? Që nga Kenzaburo Oe në vitin 1984 asnjë japonez se ka fituar këtë çmim. Ishiguro është japonez-anglez, por nuk duheshin lënë mënjanë autorë si Banana Yoshimoto apo Shintaro Ishihara.

Michel Houellebecq. Gjithmonë thuhet se çmimi Nobel u jepej autorëve të majtë në vendet kapitaliste dhe autorëve të djathtë në vendet komuniste. Me rënien e Murit të Berlinit ishin autorët që denonconin dhunën dhe mungesën e të drejtave të njeriut ose që shfaqnin një rebelim ose jo konformizëm, por jo në nivel të Houellebecq-ut, autor i “Platforma dhe nënshtrimi” që përvijon mjaft mirë realitetin aktual në Francë, por që s’do ta marrë kurrë këtë çmim.

Karl Ove Knausgard. Prusti i aktualitetit po shkruan “Romani i madh i shekullit XXI” me pesë volume, me autobiografinë e tij “Lufta ime”, megjithatë është e pamundur t’ia japin këtë çmim me këtë titull. Sidomos pas polemikave që ndodhën me Camilo José Cela, i akuzuar si frankist dhe Günter Grass si një nazist i ri. / Bota.al

 

 

Etiketa: Cmimi NobelIshiguroKauzo Ishiguroshkrimtare
Pas

SKANDAL/ Producenti i njohur i Hoolliwood-it akuzohet për ngacmime seksuale, bordi drejtues i kompanisë së tij e shkarkon nga posti (VIDEO)

Para

Bufon kapet ‘’mat” me moderatoren shqiptare, ç’të jenë duke kurdisur (FOTOT)

Para
Bufon kapet ‘’mat” me moderatoren shqiptare, ç’të jenë duke kurdisur (FOTOT)

Bufon kapet ‘’mat” me moderatoren shqiptare, ç’të jenë duke kurdisur (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

800 fëmijë të humbur, fillojnë gërmimet në varrin masiv pranë ish-institucionit katolik në Irlandë

20 mijë emigrantë në 6 muaj kaluan La Manshin, rreth 50% më shumë se vjet. Anglia akuzon Francën për…

Të enjten seanca për mocionin e mosbesimit, Von der Leyen në Parlamentit Europian: Synon të destabilizojë BE-në!

Situatë kritike në Dukat, helikopteri ndërhyn për të shuar zjarrin në malin Vastak

Akuzat për vjedhje të ndihmave në Gaza, BE: Nuk kemi prova! Refuzojmë të bashkëpunojmë me fondacionet humanitare

Trump mbron ish-presidentin brazilian, presidenti amerikan: Lëreni të qetë Bolsonaron

Trump pret sot Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë/ Analiza: Pse ky është momenti më i rëndësishëm i vitit për Lindjen e Mesme

Ndryshimi i kufijve, ministri grek: Politikë e së kaluarës, histori e vjetër që nuk i intereson kujt

Pogradec/ Përfshihet nga zjarri banesa në Trebinjë, shkak një shkëndijë elektrike

Rama reagon sërish: Kabinat e kriminelit që plagosi Thethin do i marrë shteti

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.