Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka reaguar menjëherë pas publikimit të lajmit se BE do të dhurojë për Shqipërinë 50 milion euro.
Me një status profilin e tij në Twitter, Basha i shpreh mirënjohjen BE “për ndihmën e çmuar në këtë ditë të vështirë”, “Nuk jemi vetëm! Mirënjohje Bashkimit Europian për këtë ndihmë të çmuar për shqiptarët dhe Shqipërinë, në këtë ditë të vështirë!”, shkruan Basha.
Basha e shoqëron shkrimin me një deklaratë të ambasadori i BE, Luigi Soreca
Deklarata e ambasadorit të BE, Luigi Soreca i cili njoftonte:
“I lumtur të njoftoj ndihmën konkrete të BE-së ?? për Shqipërinë në luftën kundër #COVID19.
▶4 mln€ për pajisje dhe mbështetje shëndetësore
▶11 mln€ për mbrojtjen sociale
▶deri në 35 mln€ për rimëkëmbjen ekonomike.
BE-ja është gjithmonë me ?? në kohë nevoje. Jemi gjithmonë me Shqipërinë.”