23:41 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit/ BKH dhe SPAK “zbarkojnë në Elbasan. Prokurori Olsi Dado në krye të grupit të monitorimit në terren

12:00 | 26/04/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zgjedhjet parlamentare të 11 majit/ BKH dhe SPAK “zbarkojnë në Elbasan. Prokurori Olsi Dado në krye të grupit të monitorimit në terren

Këtë fundjavë dhjetra agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH),  prokurorë specialë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) kanë zbarkuar në qytetin e Elbasanit .

Prania e tyre është vënë re nga qytetarët ndërkohë mbërritja e tyre në këtë qytet në një numër kaq të madh nuk ishte vënë re më parë që nga koha e fillimit të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare që do mbahen në 11 Maj.

Ky monitorim i rreptë që po i bëhet fushatës zgjedhore në Qarkun e Elbasanit nga ana BKH dhe SPAK ka mbëshetjen edhe një makineri e tërë monitorimi  nga OSBE, Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) si edhe Agjencia e Inteligjencës Financiare .

Të gjitha këto struktura janë vendosur në gadishmëri të plotë për të kontrolluar çdo  cënim të procesit zgjedhor dhe çdo lëvizje të kandidatëve për deputetë .

 

 

Aktiviteti i tyre elektoral dhe i mbështetësve të tyre  është nën vëzhgim të rreptë në çdo moment.

BKH dhe SPAK janë duke monitoruar gjithçka në këtë proces zgjedhor në Qarkun e Elbasanit duke filluar nga përdorimi i burimeve publike, abuzimi me administratën, qarkullimi i parave të pista, ndikimi i krimit të organizuar dhe çdo tentativë për blerje votash.

Burime zyrtare bëjnë me dije se angazhimi i organeve ligjzbatuese ka për qëllim garantimin e pastërtinë e procesit zgjedhor të 11 Majit. Qarku i Elbasanit sipas burimeve zyrtare  është nga më të “blinduarit ” ndër 12 qarqet e Shqipërisë në këtë proces zgjedhor .

Grupi i monitorimit i kryesuar nga prokurori Olsi Dado janë duke ndjekur në terren në kohë reale të gjitha zhvillimet që lidhen me procesin elektoral dhe hetuesit janë duke punuat me pajisje  me teknologji të avancuar që dokumentojnë çdo shkelje në këtë proces zgjedhor.

Rreziku është po kaq potencial edhe për vetë kandidatët për deputetë.

Kush kapet në shkelje gjatë këtij procesi rrezikon jo vetëm të humbasë mandatin, por të përfundojë edhe para ligjit.

Ndërkohë edhe media është në monitorim për mënyrën e përfshirjes dhe pasqyrimit të zhvillimeve  gjatë këtij procesi zgjedhor.

Media të ndryshme dhe sidomos disa portale kohët e fundit rezulton se kanë publikuar lajme të pavërteta duke aluduar për konflikte dhe dhunë fizike.

Një nga rastet më të fundit ishte ai i publikuar nga disa portale ku deklarohej se ishte dhunuar dhe i ishin shkaktuar plagë të rënda një personi në qytetin e Librazhdit , lajm i cili rezultoi se ishte sajesë për të njollosur procesin e qetë elektoral.

Etiketa: BKHSPAKzgjedhjet parlamentare
Pas

Fier/ I morën 20 mijë lek ryshfet për t’i dhënë ‘metadonin’ pacientit, shkojnë për gjykim mjeku dhe infermieri

Para

Ceremonia mortore në Vatikan! Lamtumira e fundit për Papa Françeskun, personalitete botërore në homazhe për Atin e Shenjtë

Para
140 mijë persona tashmë të pranishëm përgjatë rrugës ku do të kalojë arkëmorti i Papa Françeskut

Ceremonia mortore në Vatikan! Lamtumira e fundit për Papa Françeskun, personalitete botërore në homazhe për Atin e Shenjtë

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.