Kryebashkiaku i Tiranës Erion Velia njihet për propgandë dhe show që bën gjatë daljeve të tij publike. Kryebashkiaku ka dhuruar show-n e rradhës, teksa është shfaqur në mjediset e Kryesisë së Kuvendit me biçikletë. Erion Veliaj, që ndonëse lëviz me makinë, ashtu si edhe dikur me shfaqjen në urbanët e Tiranës, ka përdorur kësaj radhe bicikletën.
I ftuar për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe UNICEF për partneritet në përparimin e të drejtave të fëmijëve, kryebashkiaku Veliaj shfrytëzoi rastin dhe zgjodhi biçikletën, duke qenë se sot Tirana ofronte mot të bukur me diell, për të promovuar një nga nismat më të dashura për të.
Brenda pak ditësh rrugët e kryeqytetit pritet që të mbushen nga 4 mijë biçikleta të reja të cilat do të mund të përdoren nga qytetarët në çdo cep të Tiranës. Ato do të jenë të pajisura me sistem GPS që mund të gjenden lehtësisht nga qytetarët përmes telefonit të tyre dhe do të jenë në shërbim të qytetarëve kundrejt një pagese edhe më të vogël se një biletë autobusi. (M.Q/Faxweb)