Në një kohë kur kanë mbetur dhe 7 ditë nga 30 Qershori, që është dhe afati i fundit i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, bashkëkryetari i këtij Komisioni Damian Gjiknuri ka kërkuar mbledhjen e grupit negociator të Këshillit Politik më datën 24 Qershor, ora 17:00.
Gjiknuri ka kërkuar që të sillen propozime të shkruara paraprakisht për çdo çështje të mbetur pezull, me synim që ditën e nesërme bashkë me zgjidhjen ligjore për mekanizmin e përzgjedhjes se anëtarëve të KQZ të marrë miratimin e gjithë paketa e amendimeve në Kodin Zgjedhor.
Kjo sipas Gjiknurit do ti lejonte më pas Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore që të avancojë me procedurat e brendshme përpara skadimit të afatit.
Discussion about this post