Kryeministri Rama është një nga njerëzit që lëvron jo pak në stilin e të veshurit. Herë e shohim me xhupin e Juventusit dhe herë të tjera me kravata ngjyra ngjyra.
E pritshme kjo duke ditur dhe pasionin e tij për artin, pikturën.
Mirëpo për deputetin demokrat Genci Strazimiri kjo dëshirë për të qenë ‘fresh’ në pamje e kryeministrit ka edhe kostot e veta.
Duke analizuar veshjen dje në Parlament të Ramës, nga televizori duhet thënë se Strazimiri nuk ka qenë në Kuvend ai ka publikuar disa shifra që sipas tij kushtonte ‘kurimi’ i Ramës.
“Këmishën me porosi- 800 euro,
– kravatën e personalizuar- 1200 euro,
– kostumin sartorial- 5000 euro,
– atletet “Adidas” (të bardha borë)- 600 euro,
– çorapet… si atletet…. – 200 euro…’’
??????
P.S. kur s’bëhet…s’bëhet…. S’është punë paresh…është me të leme….????’’, shkruan Strazimiri.(E.K/SHUPLAKA)