Bulevardi “Ismail Qemali” në Vlorë që shtrihet deri në në Skelë është gdhirë mëngjesin e sotëm i mbuluar nga uji dhe vazhdon dhe në orët e pasdites të jetë i përmbytur.
Sipas të dhënave të publikuara rikonstruktimi i këtij bulevardi ka kushtuar 8 milionë euro dhe është financuar nga qeveria shqiptare me mbështetjen e Bankës së Këshillit të Europës dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në kuadër të programit “Punët në Komunitet IV.
Në këtë bulevard ishte planifikuar të rehabilitohej e gjithë infrastruktura nënrrugore, duke vendosur të gjitha kanalizimet, si dhe krijonin për mundësinë e shtrirjes së fibrave optikë. Ky bulevard do ishte si pikënisje për të nxitur ivestimet e reja.
Si duket 8 milionë euro investim nuk kanë mjaftuar për rikonstruktimin e bulevardit dhe ka pasur një neglizhencë të madhe në cilësinë e punimeve që duheshin bërë.
Ndërkohë në rrjetet sociale ka plasur ironia me fotot e bulevardit të përmbytur dhe investimet që duhej të ishin bërë.
Janë aktivistë të ndryshëm që fajësojnë kryeministrin Rama për këtë gjendje duke bërë paralelizma ironikë me Venecian.
(j.b/faxweb.al)