Qytetarë të shumtë kanë denoncuar pranë “Jeta Osh Qef” një situatë të çuditshme. Një avion i kompanisë “Blue Panorama” që parashikohej të ulej në aeroportin e Rinasit në orën 15:50 u vonua dhe nuk mbërriti në kohë.
Në tabelën elektronike të aeroportit shfaqej se avioni në fjalë duhej të mbërrinte në orën 17:20, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Vonesa prej mëse 1 orë e 30 minutash nga orari i përcaktuar dhe mos updatimi i tabelës elektronike të aeroportit solli edhe reagimin e udhëtarëve.
“Po na nxihet jeta”, thonë qytetarët, ndërsa nuk punonin as zyrat e informacionit. (A.R/SHUPLAKA)