Gazetari Taulant Kopliku ka zbuluar një statistikë në lidhje me shifrat e viktimave të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë në Shkodër. Me anë të një reagimi në Facebook, thotë se ka qenë skeptik deri në momentin kur mësoi se që nga nisja e pandemisë e deri sot kanë humbur jetën 80 persona nga Covidi në Bashkinë e Shkodrës.
Ndërsa në të dhënat e Ministrisë thuhet se në të gjithë qarkun ka 61 viktima. Nga burimet e Koplikut nga zyrat e gjendjes civile Bashkisë Shkodër, në buletin mungon numërimi i 19 jetëve të humbura, pa llogaritur të gjithë qarkun që përfshin Malësinë e Madhe, Pukën, Fushë Arrëzin e Vaun e Dejës.
Gazetari ngre shqetësimin nëse kjo strategji është luajtur në cdo qark dhe transparenca e qeverisë është zero.
Shkrimi i plotë: Nje statistike interesante qe deshmon ne driten e diellit sesi manipulohet me shifrat e atyre qe kane humbur jeten nga Covid 19. Personalisht kam qene skeptik deri ne momentin kur mu serviren keto shifra nga Shkodra.
Sipas buletineve te Ministrise se Shendetesise, ne Shkoder (qark), nga nisja e pandemise ne Mars e deri dje, kane humbur jeten 61 persona per shkak te Covid 19.
Sipas burimeve nga zyrat e gjendjes civile Bashkia Shkoder, (pra theksoj bashkia e jo qarku), nga nisja e pandemise e deri dje kane humbur jeten 80 persona per shkak te Covid 19. Referenca e kesaj shifre eshte kartela mjekesore, shkaku i vdekjes.
Mungojne 19 persona ne buletin la llogaritur te gjithe qarkun e Shkodres, perfshi Malesine e Madhe, Puken, Fush-Arresin, Vaun e Dejes. Imagjinoni nese ne çdo qark te vendit eshte luajtur me te njejten strategji. Kemi te bejme me nje situate kur transparenca eshte zero dhe qeveria genjen per shkaqe qe ajo i di.
(A.M/Faxweb.al)