Mjeku Edvin Prifti teksa po hynte në Gjykatë për tu njohur me masën e sigurisë që pritet të jepet ndaj tij, u ndal për një intervistë të shkurtër me gazetarët. Pyetjes se a e lidh procesin gjyqësor ndaj tij me demonstrimin e bindjeve të djathta, mjeku iu përgjigj duke thënë se ai ka bindje liberale pro republikës dhe shtetit ligjor dhe jo të djathta.
“Unë sapo erdha nga një lokal ku po dëgjoja një regjistrim të kryeministrit ku unë jam i arrestuar. Deklaratë kjo e bërë dy orë më parë prej tij.
Jam totalisht i pafajshëm dhe të gjitha provat ia kam dhënë gjykatës. Besoj se do të ketë drejtësi për provat e praqitura. Pikëpamjet e mia nuk janë të djathtja por janë liberale, pro republikës dhe i kam të shprehura prej vitesh. Besoj jemi në fushatë elektorale ndaj është gjithë ky sulm”, tha mjeku.