Një banesë në zonën e Bathores në kryeqytet është përfshirë nga flakët të cilat kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Banesa rezulton në pronësi të shtetasit H. N., ndërkohë që zjarrfikëset kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjares.
Njoftimi i plotë: Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.02.2021, rreth orës 13:25, në rrugën “Azem Hajdari”, në Bathore, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. N., ku ka vetëm dëme materiale.