22:33 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ecte i dehur në Benz dhe nuk i ndaloi Policisë, arrestohet 30 vjeçari nga Tirana në Fier, në pranga dhe dy të tjerë

12:26 | 28/08/2021
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0

Policia e Fierit ka arrestuar tre persona në orët e fundit për vepra të ndryshme penale, mes të cilëve një 30 vjeçar nga Tirana, i quajtur Ledio Ndoni, i cili ishte i dehur në timon dhe nuk i ndaloi Policisë.

Ermal Mema, 33 vjeç, banues në Levan, Fier, u arrestua gjithashtu pasi ishte shpallur në kërkim, ndërkohë në Lushnjë u arrestua për plagosje të lehte me dashje dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta shtetasi Fabio Zeneli.

Njoftimi:

DVP Fier

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihen në prangat e Policisë 3 shtetas, 2 procedohen penalisht dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Fier/ Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për dhënie ndihmë të kalimit të paligjshëm të kufirit.

Divjakë/ Vihet në pranga një shtetas i cili drejtonte automjetin në gjendje të dehur, mbante me vete lëndë narkotike dhe nuk iu bind urdhërit të punonjësit të Policisë për të ndaluar. Procedohet pasagjeri për mbajtje pa leje të municionit luftarak.

Lushnjë/ Plagosën me sende të forta një shtetas, arrestohet një prej tyre, një procedohet penalisht dhe shpallen në kërkim tre të tjerë. Sekuestrohet një armë e ftohtë, dorezë grushti.

•Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, kapën dhe ndaluan shtetasin Ermal Mema, 33 vjeç, banues në Levan, Fier.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin e datës 09.02.2021, e ka dënuar këtë shtetas me 3 muaj e 17 ditë burgim, për veprën penale ”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

•Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. N., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz” nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të Komisariatit të Policisë Divjakë për të ndaluar dhe pasi u kap nga këto shërbime, rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe gjatë kontrollit personal iu gjetë një sasi e vogël me lëndë narkotike cannabis sativa.
Gjithashtu u procedua penalisht pasagjari në automjet, shtetasi A. Dh., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në banesë, ju gjetën municion luftarak të cilat i mbante pa leje.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” shtetasin F. Z., 33 vjeç, banues në Lushnjë.
Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi R. Z., 24 vjeç dhe u shpallën në kërkim shtetasit J. Z., 27 vjeç, E. B., 33 vjeç dhe A. B., 27 vjeç, pasi të pestë këta shtetas, për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë goditur me sende të forta dhe grushta shtetasin B. Ç., 26 vjeç.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale doreza e grushtit e cila iu gjet shtetasit F. Z.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(E.H/Faxweb.al)

Pas

Njëri rrahu kunatën tjetri rrahu gruan, arrestohen dy persona në Berat

Para

FOTO/ Pamje nga vendngjarja: Shihni si forcat xheniere tërheqin predhat e ndryshkuara në Durrës

Para
FOTO/ Pamje nga vendngjarja: Shihni si forcat xheniere tërheqin predhat e ndryshkuara në Durrës

FOTO/ Pamje nga vendngjarja: Shihni si forcat xheniere tërheqin predhat e ndryshkuara në Durrës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.