Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë njofton se gjatë ditës së sotme janë kryer 2778 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre janë regjistruar 256 raste të reja.
Ndërsa numri i rasteve vazhdon të bjerë ai i viktimave vazhdon të mbete i lartë. Sot kanë ndërruar jetë 31 pacientë, ku viktima më e re është 18-vjeçar nga Gjevgjelia. Në po të njëjtën periudhë janë shëruar edhe 545 pacientë. Raste aktive në vend janë 13.631.
Ky numër i madh viktimash vjen një ditë pasi një zjarr i fuqishëm vrau të paktën 14 pacientë të shtruar në spitalin Covid të Tetovës.
(E.H/Faxweb.al)