08:03 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Mbyllet sot sipari i fushatës për 14 Majin/ Rama zgjedh t’i ‘ngrohë krahët’ Sakos, Berisha dhe Këlliçi rikthen së bashku në mitingun përmbyllës në Tiranë

09:10 | 12/05/2023
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mbyllet sot sipari i fushatës për 14 Majin/ Rama zgjedh t’i ‘ngrohë krahët’ Sakos, Berisha dhe Këlliçi rikthen së bashku në mitingun përmbyllës në Tiranë

Partitë politike mbyllin sot fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 Majit, ku do të zgjidhen kryetarët në 61 Bashki të vendit, nga veriu në Jug.

Kreu i Partisë Socialiste dhe njëherësh kryeministri i vendit Edi Rama ka zgjedhur që takimin përmbyllës të kësaj fushate, që përgjithësisht ka qenë e qetë, me incidente të vogla vetëm në ditët e fundit, ta bëjë nga qyteti i Durrësit. Qyteti ku ndërthuren ndoshta interesat më të forta politike në 4 vitet e ardhshme, për shkak të projektit për ndërtimit e portit turistik, dhe zhvendosjen e portit tregtar në zonën e Porto Romanos.

Duke qenë se dhe vetë është deputet i Durrësit, Rama do të japë të gjithë mbështetjen e tij për Emiriana Sakon, e cila nuk do të ketë një garë fortë të lehtë përballë Igli Carës nga koalicioni Bashkë Fitojmë. Takimi pritet që të nisë rreth orës 18 e 30, ndërkohë që të pranishëm do të jenë dhe deputetë të tjerë socialistë të qarkut të Durrësit.

Ndërkohë koalicioni Bashkë Fitojmë, gjysmë ore më vonë do të mbyllë fushatën në Tiranë, me kandidatin Belind Këlliëi që del në një takim elektoral me Berishën në këtë muaj. Këlliëi, i cili ka ndjekur një fushatë disi më europiane, synon që të rrëzojë pushtetin e konsoliduar të Erion Veliajt në kryeqytet, edhe pse shanset duken të pakta, duke marrë parasysh edhe sondazhe të ndryshme që janë bërë në javët e fundit.

Rruga vështirësohet edhe për shkak të përplasjeve të brendshme të opozitës,  ndërkohë që nën siglën e PD-së zyrtare garon Roland Bejko. Fushata e Këlliëit ka qenë e fokusuar me disa premtime populiste, një prej të cilit është dhe ai i garantimit të transportit publik falas, apo ndërtimi i nënkalimeve në sheshin Skënderbej për të lehtësuar trafikun e tmerrshëm të Tiranës.

Shqipëria e mesme pritet të jetë dhe ajo që do të sjellë më shumë surpriza në këto zgjedhje, ku palët do të përplasen fort për Elbasanin, Durrësin, Tiranën, por edhe kryeqendrën e Veriut Shkodrën.

Me përjashtim të incidentevetë orëve të fundit në Himarë dhe në Kukës, fushata ka kaluar përgjithësisht e qetë, me socialistët që japin premtime për të vazhduar projektet e nisura, me fikus kryesor rilindjen urbane, dhe me opozitën që tenton ndryshimin e pushtetit, duke nisur fillimisht nga qeverisja lokale.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Shoqërimi i Belerit, reagon me urgjencë ministria e jashtme greke, ambasadorja i kërkon takim Xhaçkës

Para

“Hajde më ha k****”, momentet e tensionit në Kukës, si bllokuan qytetarët mjetin luksoz të vëllait të Safet Gjicit, akuzuan se i kërcënoi me armë

Para
“Hajde më ha k****”, momentet e tensionit në Kukës, si bllokuan qytetarët mjetin luksoz të vëllait të Safet Gjicit, akuzuan se i kërcënoi me armë

“Hajde më ha k****”, momentet e tensionit në Kukës, si bllokuan qytetarët mjetin luksoz të vëllait të Safet Gjicit, akuzuan se i kërcënoi me armë

Discussion about this post

 



Të Fundit

I dërguari amerikan Steve Witkoff: Marrëveshja për armëpushim në Gaza është pranë

Përmbytjet në Teksas të SHBA, 109 persona të vdekur, 161 rezultojnë të zhdukur

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Më shumë se pesë muaj pas zgjedhjeve, tentativa e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara

INSTAT: Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë më 2025

Tërmet me magnitudë 5.7 në Guatemalë, të paktën dy të vdekur

Moti ekstrem ‘pushton’ Bosnje-Hercegovinën, publikohen pamje të reja dramatike

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump: Putini po flet shumë budallallëqe për Ukrainën

8 të vdekur, 18 të zhdukur nga rrëshqitjet e dheut në kufirin Kinë-Nepal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.