Të shtëna me armë janë regjiastruar mbrëmjen e djeshme në Gjadër të Lezhës ku ka mbetur i plagosur një 24-vjeçar.
Ky i fundit ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndërkohë ka bërë të mundur identifikimin e autorit dhe po punon për kapjen e tij.
Lezhë/ Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në Gjader, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi D. Gj. 24 vjeç, banues në Gjader, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Falë veprimeve të shpejta hetimore në vendngjarje nga grupi hetimor, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit G.M., ku vijon kontrolli i zonës me qëllim kapjen e tij.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryen të gjitha veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Discussion about this post