17:07 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Shqipëri – Kroaci, nënshkruhet marrëveshja për sigurimet shoqërore

16:07 | 02/10/2023
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shqipëri – Kroaci, nënshkruhet marrëveshja për sigurimet shoqërore

Marrëveshja për sigurimet shoqërore

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Ervin Mete dhe Ministri i Punës, Sistemit të Pensioneve, Familjes dhe Politikës Sociale të Kroacisë, z. Marin Piletić nënshkruan sot në Zagreb, marrëveshjen për mbrojtjen shoqërore.

Kjo marrëveshje u siguron qytetarëve të të dyja vendeve njohjen e ndërsjelltë të kontributeve të sigurimeve shoqërore për përfitimin e pensioneve.

Formalizimi i marrëveshjes midis Shqipërisë dhe Kroacisë mundëson koordinimin e skemave të sigurimeve shoqërore në përputhje me standardet e legjislacionit evropian, duke mundësuar gjithashtu përfitimet e papunësisë, pagesat e barrëlindjes, përfitime në para në rastin e aksidenteve në punë, etj.

Janë mbi 3,000 shtetas shqiptarë, të cilët jetojnë e punojnë në Kroaci, që pritet të përfitojnë nga kjo marrëveshje.

Falë marrëveshjes për mbrojtjen shoqërore, e cila do të nisë të zbatohet pas ratifikimit nga parlamentet e të dy vendeve, qytetarët nuk do të humbasin kontributet e paguara, pavarësisht se ku kanë punuar.

Ajo bazohet në disa parime bazë si trajtimi i barabartë, ruajtja e të drejtave të arritura, bashkimi i periudhave të sigurimit, si dhe ofrimi i përfitimeve, brenda dhe jashtë shtetit të origjinës.

Kroacia i shtohet kështu një sërë shteteve të tjera, me të cilat tashmë Shqipëria ka finalizuar marrëveshjet për mbrojtjen shoqërore, që sigurojnë njohjen e ndërsjelltë të kontributeve, si edhe lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve sa i përket tregut të punës, në rajon e më gjerë.

Një ditë më parë, më 1 tetor, hyri në fuqi marrëveshja me Zvicrën, ndërkohë që Shqipëria zbaton marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore me Turqinë, Hungarinë, Çekinë, Kanadanë, Gjermaninë, Maqedoninë e Veriut, Luksemburgun, Kosovën, Austrinë dhe Belgjikën. Janë në proces ratifikimi nga palët e huaja marrëveshja me Rumaninë, Bullgarinë dhe Malin e Zi./ MONITOR

Etiketa: kroacishqiperisigurimet shoqeroreSistemi i Pensioneve
Pas

Lamine Yamal nënshkruan kontratën e re me Barcelonën, klauzola kap shifrën e çmendur të…

Para

Ministrat e Jashtëm të BE-së mbajnë takim të pashembullt në Kiev

Para
Ministrat e Jashtëm të BE-së mbajnë takim të pashembullt në Kiev

Ministrat e Jashtëm të BE-së mbajnë takim të pashembullt në Kiev

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lulzim Veliu: Bllokimi i Kuvendit i shërben vetëm faktorëve anti-Kosovë, Serbia nuk do ta arrijë kurrë Kosovën

Trump paralajmëron Iranin: “Dorëzim pa kushte, gjithçka mund të ndodhë shumë shpejt”

Balluku publikon raportin e World Economic Forum: Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike

Aksident në dalje të Tiranës, përplasen dy automjete disa të lënduar

Tabaku në Strasburg: Prej 12 vitesh pa reformë zgjedhore, nevojitet vullnet politik real

Trump enigmatik për Iranin: “Askush s’e di çfarë do të bëj… Mund të ketë sulm, mund të ketë negociata”

Shpërthim i ri trondit Teheranin, mbyllet pjesërisht Rruga Valiasr mes panikut dhe pasigurisë

Mbi 4,600 qytetarë kanë marrë shërbim në Qendrat Shëndetësore Verore, 24% të trajtuarve janë turistë të huaj

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë ka thënë se vendet evropiane janë të hapura për të folur me Iranin

Gjermania: BE-ja e gatshme të rifillojë negociatat me Iranin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.