Janë luajtur mbrëmë dy ndeshjet e para të fazës së 1/16 të Uefa Champions League. Në Danimarkë, Copenhagen priti kampionët në fuqi të Manchester City. Skuadra e Guardiolës triumfoi pa probleme me rezultatin 1-3. Golat u shënuan nga De Bruyne, Bernardo Silva dhe Foden, ndërsa për vendasit shënoi Mattsson në pjesën e parë.
Në takimin tjetër Leipzig-Real Madrid, skuadra e Ancelottit mori një fitore të rëndësishme me rezultatin minimal 0-1 dhe është më e qetë për ndeshjen e kthimit në “Bernabeu”. Golin e vetëm të takimit e realizoi Brahim Diaz në fillimin e pjesës së dytë.
Ndeshjet e kthimit do të luhen më datë 6 mars.
Sot do të ketë dy përballje të tjera të fazës 1/16. Në “Olimpico” do të përballen Lazio me Bayern Munchen. Ndërsa PSG do të pres spanjollët e Real Sociedad.