14:48 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

OKB: 1000 ditë prej kur talibanët ndaluan arsimin e mesëm për vajzat

19:30 | 13/06/2024
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
OKB: 1000 ditë prej kur talibanët ndaluan arsimin e mesëm për vajzat

Kanë kaluar një mijë ditë që kur vajzat në Afganistan u ndaluan të ndiqnin arsimin e mesëm, sipas agjencisë së fëmijëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila tha të enjten se “asnjë vend nuk mund të ecë përpara kur gjysma e popullsisë së tij ka mbetur pas”.

Drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell, përmes një deklarate u kërkoi autoriteteve talibane që të lejojnë të gjithë fëmijët të rifillojnë mësimin menjëherë.

Ajo i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të mbështesë vajzat afgane, të cilat sipas saj kanë nevojë më shumë se kurrë.

Agjencia vlerëson se më shumë se një milion vajza janë të prekura nga ndalimi i arsimimit.

Talibanët, të cilët morën pushtetin në Afganistan pas tërheqjes së forcave të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s në vitin 2021, kanë thënë se vajzat që vazhdojnë shkollimin e tyre bien ndesh me interpretimin e rreptë të grupit të ligjit islamik.

Pavarësisht se fillimisht premtuan një rregull më të moderuar, talibanët gjithashtu i kanë ndaluar gratë nga arsimi i lartë, hapësirat publike si parqet dhe shumica e vendeve të punës, si pjesë e masave të ashpra të vendosura.

Talibanët ndaluan arsimimin e vajzave edhe kur sunduan Afganistanin në vitet 1990.

Ata i kanë ndaluar vajzat të ndjekin mësimet përtej klasës së gjashtë, duke e bërë atë të vetmin vend në botë me kufizime të tilla.

Në mars, viti i ri shkollor filloi me ndalimin e vajzave për të ndjekur mësimet përtej klasës së gjashtë.

Gazetaret femra nuk u lejuan të merrnin pjesë në ceremoninë e hapjes.

Talibanët gjithashtu i kanë dhënë përparësi njohurive islame mbi shkrim-leximin bazë dhe numërimin me zhvendosjen e tyre drejt medreseve ose shkollave fetare.

Drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it e quajti përjashtimin sistematik të vajzave “jo vetëm një shkelje të hapur të së drejtës së tyre për arsimim, por gjithashtu që rezulton në pakësimin e mundësive dhe përkeqësimin e shëndetit mendor”.

Ajo tha se UNICEF-i punon me partnerë për të drejtuar klasa arsimore të bazuara në komunitet për 600.000 fëmijë, dy të tretat e tyre vajza dhe për të trajnuar mësues.

Edhe pse djemtë afganë kanë qasje në arsimim, Human Rights Watch ka thënë se politikat arsimore “abuzive” të talibanëve po i dëmtojnë ata.

Në një raport të botuar në dhjetor, grupi tha se është shkaktuar dëm i thellë në arsimimin e djemve pasi mësuesit e kualifikuar – përfshirë gratë – u larguan.

Gjithashtu të enjten, një zëdhënës i Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha se talibanët u kanë thënë nëpunësve civile femra të ndaluara nga puna se pagat e tyre do të ulen në nivelin më të ulët pavarësisht nga përvoja apo kualifikimet e tyre.

“Vendimi i fundit diskriminues dhe thellësisht arbitrar” tha Liz Throssell.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, u bëri thirrje autoriteteve të shfuqizojnë të gjitha ligjet, udhëzimet, dekretet dhe masat e tjera që diskriminojnë gratë dhe vajzat, duke shkelur qartë detyrimet e vendit për të drejtat e njeriut, shtoi Throssell.

Askush nga talibanët nuk ishte menjëherë i qasshëm për koment./rel

Pas

Këlliçi: Mazhoranca ka urrejtje për profesionet e lira! 30 mln euro do shkojnë te Inceneratori

Para

Mori para për shmangien e një gjobe ndaj një ndërtimi pa leje, arrestohet punonjësi i IMT në Berat

Para
Dhunoi vajzën dhe gruan e cila më pas konsumoi fotoksinë, arrestohet 47-vjeçari në Tiranë

Mori para për shmangien e një gjobe ndaj një ndërtimi pa leje, arrestohet punonjësi i IMT në Berat

Discussion about this post

 



Të Fundit

Çmimet globale të naftës rriten ndjeshëm pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit

Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës

Rrëzimi i ‘Boeing 787’, hetimet nga India, SHBA dhe BE! Hetuesit gjetën një kuti të zezë, 28 sekondat e tragjedisë! Shkon në 264 numri i viktimave

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, takim me përfaqësuesin e UNHCR në Shqipëri: Thellim i bashkëpunimit për menaxhimin e migracionit

Izraeli mbyll ambasadat në të gjithë botën pas sulmeve ndaj Iranit! U bën thirrje qytetarëve të tij të jenë vigjilentë

Presidenti iranian: Duhet t’i japim një përgjigje të vendosur agresionit

Fund tragjik për të miturit që u nxorën nga lumi! Shqiptari dhe greku nuk ia dolën dot! Prindërit dhurojnë organet

Murtaja e bagëtive, konfirmohet vatra e parë në qarkun e Korçës

Vijon shkëmbimi i zjarrit në Lindjen e Mesme, Izraeli rinis sulmet ndaj objekteve ushtarake të Iranit

Emri/ Në kërkim ndërkombëtar për ‘vjedhje me dhunë’, arrestohet 37-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.