19:00 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Projektligji për Inspektoriatet, debate te Shëndetësia, PD: Patronazhistë në detyrë!

11:54 | 09/09/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Projektligji për Inspektoriatet, debate te Shëndetësia, PD: Patronazhistë në detyrë!

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë mbajti sot (9 Shtator) mbledhjen e radhës, ku u diskutua projektligji “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”. Nuk munguan debatet mes deputetëve të të dy kampeve politike, për shkak edhe të dyshimeve që ngritën deputetët e opozitës, se projektligji ka mangësi dhe hapësira që lënë vend për abuzime, sidomos ato të përzgjedhjes së inspektorëve, organizimit dhe profesionalizmit.

Deputeti i PL, Petrit Vasili, ngriti shqetësimin për ndërhyrjet politike te Inspektoriatet e Inspektimit, por edhe shqetësimet që u sjellin inspektorët e inspektoriateve të ndryshme ndaj bizneseve.

Madje deputetja Albana Vokshi ngriti dhe akuza në lidhje me “patronazhistët në administratë”, siç e quajti ajo. Madje edhe për emërimet politike në riorganizimin e inspektoriateve. Por deputetët e mazhorancës e kundërshtuan, duke kujtuar se para 11 vitesh situata ishte më keq, kurse tani po hartohen projektligje për ta rregulluar me ligj.

Më tej pati edhe debate për ndërhyrje apo pretendime për fyerje, mes kryetares Zheni Gjergji dhe disa anëtarëve të mazhorancës. Deputetët socialistë i kërkuan kryetares që të mos ndërpriste fjalën dhe mendimin e kolegëve, kurse deputetja demokrate kërcënoi edhe me prerje të fjalës.

“Nuk fyeu njeri. Është mëngjes dhe ndoshta si ka dal gjumi”, u shpreh një nga deputetët e mazhorancës.

“Me del herët. Mos fyej mund se mund të heq edhe fjalën, merru me ligjin!”, iu kthye Gjergji, duke shkaktuar debate të tjera.

Kjo solli reagimin e mazhorancës, duke i kujtuar palës tjetër që “të mos kujtojnë kohën kur drejtuesit e tyre të institucioneve bënin fushatat”.

Një tjetër diskutim ka qenë për bizneset që ankohen për kontrollet e shpeshta dhe bezdisjen nga inspektoriatet. Vasili kërkoi specifikime me të sakta për projektligjin dhe qe inspektorët. Kurse deputetja Albana Vokshi iu rikthye çështjes së akulloreve kanceroze në treg dhe mungesës së masave, duke iu drejtuar ministres së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale dhe kërkuar shpjegime përse nuk ishin marrë masat e duhura.

“Kryetari i KLSH ngriti shqetësimin për 13,2 tonë akullore të konsumuara. Nuk u mor asnjë masë. Madje Prokuroria e pushoi. Çfarë është bërë me këtë çështje, pasi njeriu që e hetoi dhe denoncoi u akuzua e sulmua nga mazhoranca. A mendoni ju dhe prokurorët për fëmijët, a kanë fëmijë ata. Duhet të mendojmë për fëmijët tanë. Nga informacionet që kemi ka ende produkte të tjera si mishi apo të tjera, me substanca të dëmshme për qytetarët. A keni një qëndrim për këtë çështje, përdorimin dhe konsumimin e produkteve për fëmijë e jo vetëm, të dëmshme dhe të tjera në tregun ushqimor, a keni ndërmarrë juve ndonjë hap si institucion në lidhje me situatat alarmante?”, tha Vokshi.

Ministrja Koçiu iu përgjigj se ishin marrë masat e duhura, se një pjesë e mirë e këtyre akulloreve janë bllokuar dhe nxjerrë nga tregu dhe se kontrollet për këto çështje janë periodike dhe vijojnë në çdo biznes.

“Në kuadër të ligjit ushtrohen kontrolle për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit”, tha Koçiu.

Etiketa: debatePDProjektligje
Pas

Daçiç: Serbia do t’i vazhdojë projektet me Kinën

Para

Tentoi të kalonte një shumë parash nga porti, kapet shtetasi anglez në Sarandë

Para
Tentoi të kalonte një shumë parash nga porti, kapet shtetasi anglez në Sarandë

Tentoi të kalonte një shumë parash nga porti, kapet shtetasi anglez në Sarandë

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

Aksident i rëndë në afërsi të Tepelenës, përplasen dy makina, humb jetën rrugës për në spital fëmija 7-vjeçar

Nga portet e Europës tek bankat offshore/ Operacioni i SPAK ndaj rrjetit shqiptar të drogës, si u përdorën sistemi ‘Hawala’ dhe llogaritë në parajsa fiskale

Situata me zjarret në vend, ministri Vengu: 17 vatra aktive, 1000 forca në terren dhe mbështetje nga ajri me helikopterë e avionë

Goditja e rrjetit të drogës nga Amerika Latine, SPAK bën reagimin zyrtar: Sekuestrohen 6 ton kokainë me vlerë 411 mln euro. 16 persona nën hetim

Zjarri me përmasa të mëdha aktivizohet në zonën e Konispolit, rrezikohen banesat. Zjarrfikëset ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

EMRI/ Dhunohej nga burri, gruaja largohet nga shtëpia. Policia arreston 58-vjeçarin në Tropojë, nis kërkimet për 48-vjeçaren

Ndezi zjarr në tokën e tij por u dogjën edhe 225 rrënjë ulliri, arrestohet 64 vjeçari në Fier

Rusia kryen sulme masive ndaj dy rajoneve kyçe në Ukrainë

EMRI/ Tentoi të kalonte 3 emigrantë të huaj drejt Greqisë, arrestohet në Korçë marokeni 24-vjeçar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.