Programi Botëror i Ushqimit (WFP) të Kombeve të Bashkuara (OKB) raportoi se 2.2 milionë njerëz në Rripin e Gazës, ku Izraeli shkaktoi fatkeqësi të madhe humanitare duke i detyruar njerëzit të mbeten të uritur dhe të etur, kanë ende nevojë për ushqim urgjent dhe ndihmë për jetesë, transmeton Anadolu.
Në një postim nga platforma e medias sociale X të Njësisë së WFP për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, thuhet se 2.2 milionë njerëz në Gazën që ndodhet nën sulmet izraelite, kanë ende nevojë urgjente për ushqim dhe për ndihmë për jetesë.
“Urdhrat e evakuimit” të Izraelit penguan përpjekjet e WFP për të dërguar ndihma dhe se nevojat për ndihmë janë rritur, njoftohet në postimin ku theksohet se “(Në Gaza) Ka nevojë për armëpushim”.
Në Raportin Global të Krizës së Ushqimit të përgatitur nga Rrjeti Global kundër krizës ushqimore, thuhej se Rripi i Gazës që ndodhet nën sulmet izraelite, vazhdon të mbetet si “vendi që vuan krizën më të rëndë ushqimore” në historinë e Raportit Global të Krizave Ushqimore.
Raportuesi special i OKB-së për të Drejtën e Ushqimit, Michael Fakhri akuzoi Izraelin se po zhvillon “fushatë urie” kundër palestinezëve në sulmet e tij në Rripin e Gazës që kanë hyrë në muajin e tij të 12-të, dhe më tej ka thënë se që nga dhjetori 2023 palestinezët në Gaza përbëjnë 80 për qind të popullsisë botës që vuan nga uria dhe uria në nivel katastrofik.
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023 e deri më tani janë vrarë 40.972 palestinezë, përfshirë të paktën 16.715 fëmijë dhe 11.308 gra ndërsa janë plagosur 94.761 të tjerë.
Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke u shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku strehohet popullata